.

.

BallinaDeklarataKreu i ISSH: 547 baballarë përfituan nga leja e lindjes gjatë 2017-ës

Kreu i ISSH: 547 baballarë përfituan nga leja e lindjes gjatë 2017-ës

KLEVIS PALOKA

“547 baballarë përfituan nga leja e lindjes gjatë vitit 2017-të, nga 117 që ishin gjatë vitit 2016-të, kanë përfituar nga kjo e drejtë, në pamundësi që nënat, për arsye objektive, të qëndrojnë në shtëpi pas 63 ditëve të lindjes”, kështu deklaronte nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado.

Leja e lindjes që jepet për baballarët është një risi për vendin tonë dhe ka të ngjarë që shumë njerëz të tjerë mund të mos jenë në dijeni të kësaj mundësie, ndaj e pamë të arsyeshme për të mësuar më tepër dhe për të verifikuar deklaratën respektive dhënë nga një zyrtar për këtë temë.

Nisur nga kjo deklaratë e kreut të ISSH-së, “ Faktoje” u interesua pranë këtij institucioni për të pyetur se sa është numri i baballarëve që kanë marrë lejen e lindjes.

Sipas përgjigjes së ISSH-së, që nga viti 2016-të kur ka filluar të zbatohet ky ligj, atë e kanë përfituar 1.207 baballarë. Në vitin 2016-të e kanë përfituar 117 baballarë, në vitin 2017-të e kanë përfituar 547 baballarë, ndërsa për vitin 2018-të deri tani lejen e lindjes e kanë përfituar 543 baballarë.

Duke qënë se shifrat e publikuara për baballarët që kanë marrë lejelindjeje nga Hado, përputhen me shifrat e dhëna nga Instituti i Sigurimëve Shoqërorë, deklaratën e tij do ta kategorizojmë si të VËRTETË.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img