BallinaFaktometerPa kategoriRama: Pagat e mësuesëve dhe mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme

Rama: Pagat e mësuesëve dhe mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme

INVA HASANALIAJ

‘’Pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40% gjatë 4 viteve të ardhshme’’. Ky ishte premtimi i Kryeministrit Edi Rama, gjatë prezantimit të programit të ri në 11/09/2017 ndërsa shtoi se kjo rritje pagash përfshihet në programin e qeverisë së re.

“Jemi të qartë për domosdoshmërinë për vazhdimin e mbështetjen ndaj mësuesve dhe mjekëve për rritjen e pagave të tyre deri në 40% brenda këtij mandati. Gjithashtu, të nxitim mjekët specialistë që të punojnë jashtë spitaleve rajonale apo spitaleve jashtë Tiranës.”-tha Rama.

Një vit më vonë Kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Tiranë, Alma Lame deklaroi për një prej mediave të shkruara se ky premtim nuk është mbajtur.

“Nuk jemi të kënaqur. Nuk është mbajtur premtimi. Gjatë fushatës kryeministri premtoi 40% rritje pagash të cilën duhet ta ndante 10% çdo projekt/buxhet në fundvit. Presim një rritje të pagës, sipas deklaratës së kryeministrit këtë muaj, pra në korrik 2018”- deklaroi ajo për “Gazetën Shqiptare” në 3 korrik të vitit 2018.

Nisur nga këto dy deklarata “Faktoje”  vendosi të verifikojë nëse kishte filluar aplikimi për rritjen e pagave. Fillimisht kontaktuam me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e cila duhet thënë se deri në ditën e fundit shfrytëzoi të gjithë afatin e përcaktuar nga ligji për të drejtën e  informimit për të na kthyer përgjigje.

Në vijim ju njohim edhe me pyetjet tona drejtuar këtij institucioni dhe përgjigjet e dhëna prej tij.

Nga çfarë shihet qartë edhe në materialin e mësipërm, përgjigjet janë tërësisht kontradiktore. Ministria thotë se referuar VKM të gjithë mësuesit e kategorisë parauniversitare kanë përfituar rritje page. Vetëm një fjali më poshtë thuhet se nuk ka patur rritje page por nga marsi i 2017-ës deri aktualisht, është bërë rritja me 10% për të gjitha kategoritë.

Tërsisht të paqartë për ne si gazetarë, pyetja që na lind është se sa i qartë mund të jetë ky institucion për qytetarët dhe mësuesit të cilët duhet të presin akoma.

Nisur nga kjo listë përgjigjesh të ardhura nga Ministria e Arsimit, “Faktoje” vendosi ta konsiderojë këtë deklaratë si “Pa Kategori”.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img