.

.

BallinaFaktometerGjysmë e vërtetëÇollaku: Pishat në autostradë do të hiqen nga projekti i zgjerimit brenda një ose dy vitesh

Çollaku: Pishat në autostradë do të hiqen nga projekti i zgjerimit brenda një ose dy vitesh

MERXHAN DACI dhe INVA HASANALIAJ 

Pas palmave, në autostradën Tiranë-Durrës në fundin e vitit të shkuar u vendos që të mbillen pisha të buta. Këshillli Bashkiak i Tiranës miratoi zëvendësimin e bimësisë dekorative përgjatë arteries kyçe të hyrjes në kryeqytet gjatë mbledhjes së Këshillit bashkiak të Tiranës në datën 23 nëntor.

Kostoja e plotë e projektit  “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333,8 milionë lekë ose 2,5 milionë Euro.

Kreshnik Çollaku, kreu i demokratëve në Këshillin Bashkiak në deklaratën për mediat tha se pishat do të hiqen përsëri pas projektit që ekziston për zgjerimin e autostradës.

“Harxhohen 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës për të shkulur palma e për të ngulur pisha të cilat për një vit apo dy do të hiqen prapë. Pra është një abuzim i turpshëm”, tha ai.

*Aksi ku janë mbjellë pishat

Ndërkohë inxhinierja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Albana Ahmeti tha për FAKTOJE se projekti i zgjerimit të autostradës nuk parashikon fare bimësi apo pemë.

Projekti nuk parashikon pemë. Por mund të marrë disa vite që të vihet në zbatim. Bashkia e Tiranës është lajmëruar për zgjerimin por ka projekt tjetër ndërsa ne kemi tjetër por zbatimi mund të marrë shumë kohë derisa edhe të financohet.

Bazuar nga gjitha të dhënat e mbledhura, duke nisur nga deklarata fillestare deri tek konfirmimi i ekspertes, FAKTOJE e konsideron këtë deklaratë GJYSMË TË VËRTETË pasi Çollaku u shpreh se në një ose dy vite ato do të hiqen prapë, megjithatë ekspertja e ARRSH nuk dha datë për fillimin e projektit.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img