Korrigjim lajmi

Me datë 23.05.2018 “Faktoje” publikoi lajmin me titull ‘Drejtori i Avacionit Civil: Në 4 vite, numri i turistëve që udhëtuan me charter u rrit me 650% ’. Nga të dhënat e mundësuara për të verifikuar këtë deklaratë, rezultoi se deklarata ishte e pavërtetë. Fillimisht shifra e përmendur nga verifikimi, ishte 84%.

Në vijim, pak orë pas publikimit të lajmit, u kontaktuam nga përfaqësues të Aviacionit Civil sipas së cilëve rezultoi se shifra e dhënë nga “Faktoje” në përfundim të lajmit, nuk ishte e saktë. Menjëherë u morën masat për korrigjimin e shifrës, por jo të kategorizimit të lajmit, që do të thotë se deklarata fillestare e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, vijon të mbetet e pavërtetë.

Në këtë aspekt kërkojmë ndjesë për gabimin e bërë në llogaritjen e shifrave, një gabim njerëzor dhe aspak dashakeqës. Gjithashtu falenderojmë institucionet për vëmendjen e treguar ndaj materialeve që “Faktoje” publikon. Për të qenë korrektë dhe profesionistë në çdo drejtim të punës sonë, “Faktoje” vendosi këtë paragraf sqarues në kategorinë ‘’Ankesa dhe Korrigjime’’.

Në vijim mund të klikoni për të lexuar artikullin e sipërpërmendur. Jemi të hapur për çdo lloj ankese apo sugjerimi që i shërben informimit publik.

Drejtori i Aviacionit Civil: Në 4 vite numri i turistëve që udhëtuan me charter u rrit me 650%

Për të qenë transparentë ashtu siç ka ndodhur deri tan dhe siç do të ndodhë gjithmonë, “Faktoje” ju përcjell bashkëngjitur me korrigjimin, edhe reagimin e Auoritetit të Aviacionit Civil. Vlen të theksjmë se lajmi i publikuar tek “Faktoje.al”, është i bazuar tërësisht në shifra konkrete e në fakte dhe se mënyra e trajtimit të lajmit nuk është aspak tendencioze. Puna e gazetarëve të “Faktoje” është pa diskutim e thelluar dhe nuk ka asnjë qëllim që të dëmtojë punën e askujt, përvec se të pëmirësojë mënyrën e dhënies së deklaratave, aq më tepër kur bëhet fjalë për një shërbim për të cilin thuhet se ka arritur shifra dhe rezultate pozitive.

Reagimi i Autoritetit të Aviacionit Civil:

Në portalin faktoje.al ditën e sotme është publikuar një lajm jo i bazuar në shifrat konkrete, madje redaksia e lajmeve e korrigjoj lajmin me gabime te skajshme pas insistimit të AAC. Por pa ndryshuar mënyrën tendencioze të trajtimit. Shifra e trajtuar fillimisht për rritjen e udhëtarëve me charter nga 84 % dhe më pas 540 %, tregon mos thellimin në shifrat konkrete, detyrë e çdo medie serioze, duke dëmtuar direkte punën e shumë profesionistëve në aviacion. Duam të theksojmë se një lajm shumë pozitiv për vendin dhe që trajtohet pa u bazuar në fakte dhe shifra konkrete, tregon tendenciozitetin e këtij lajmi. AAC do të njoftojë edhe USAID për këtë problem.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img