BallinaFaktometerE PavërtetëDrejtori i Aviacionit Civil: Në 4 vite numri i turistëve që udhëtuan me charter u rrit me 650%

Drejtori i Aviacionit Civil: Në 4 vite numri i turistëve që udhëtuan me charter u rrit me 650%

ANXHELA RUÇI

Shqipëria është kthyer në një atraksion turistik duke shtuar vit pas viti sipas shifrave zyrtare numrin e turistëve vendas dhe të huaj që vizitojnë vendin tonë.

Në një intervistë në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil, Krislen Keri foli për statistika konkrete për udhëtarët që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet rrugëve ajrore duke deklaruar se:“Diferenca e turistëve me charter nga 2013 në 2017, ka qenë 650%, pra 25 mijë persona fluturonin në 2013, 170 mijë u mbyll në 2017.”

Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Autoriteti i Aviacionit Civil, vihet re se numri i turistëve nga viti 2013-2017 është rritur ndjeshëm, por jo më 650% siç thotë Kerri. Nga viti 2013 deri në vitin 2017, numri i turistëve që udhëtojnë me charter është rritur me 540%.

 

Burimi: Aviacioni Civil

Duke qenë se diferenca reale e turistëve që udhëtojnë me charter nga viti 2013 deri në vitin 2017 është 540% dhe jo 650% siç tha Drejtori i Aviacionit Civil  Krislen Kerit, këtë deklaratë do ta klasifikojmë  GËNJESHTËR.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img