Një lajm i dizenjuar për të mbledhur klikime duke përhapur panik paralajmëron për një gjarpër me madhësi të jashtëzakonshme në një qytet shqiptar. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se ky lajm është një riciklim nga 5 vite më parë.
———————————————–
“E frikshme, gjarpëri 7 metra tmerron banorët në qytetin shqiptar” ngre alarmin titulli i artikullit të portalit korrieri.com.al në 23 prill 2023.
Megjithatë, nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se kjo ky gjarpër është parë në një fshat të Klosit në Qershor të vitit 2018. Të paktën kështu pretendoi autori i videos që u shfaq edhe me identitet në lajmet e publikuara 5 vite më parë.
Mediat shqiptare e raportuan parjen e një gjarpri të një madhësie të pazakontë në atë kohë, megjithëse duket se nuk arritën një konsensus mbi gjatësinë e tij, raportimet për të cilën variojnë nga 3.7 metra deri në 7 metra, siç deklaron dhe artikulli i korrieri.com.al.
Riciklimi i lajmeve të tilla synon mbledhjen e klikimeve duke shfrytëzur kuriozitetin e audiencave. A është moralisht e justifikueshme të përdoret shqetësimi dhe ankthi që krijohet tek publiku prej këtyre lajmeve, për të marrë sa më shumë klikime?