Pretendimi: Kjo video tregon faljen e parë të namazit të drekës në histori në Kuvendin e ShBA
Verdikti: E pavërtetë
———————————————————————————
Një video (arkivuar këtu) që ka marrë mbi 3 mijë pëlqime në Facebook pretendohet se tregon faljen muslimane të parë në histori brenda Kuvendit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kuvendi” i ShBA, i quajtur Kongresi i ShBA, përbëhet nga dy asamble, atë të Dhomës së Përfaqsuesve me 435 anëtare, dhe Senatin me 100 senatorë.
Megjithëse në zgjedhjet e Nëntorit 2026 Abdul El-Sayed, një demokrat nga shteti i Michigan, u bë muslimani i parë i zgjdhur në Senatin amerikan, video e mësipërme nuk tregon faljen islame në sallën e Senatit të ShBA, apo të Dhomës së Përfaqësuesve.
Si fillim, salla në video nuk i përngjan asnjërës prej sallave të Kongresit amerikan, siç vërehet më poshtë.

Salla e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara në ëashington, D.C.
Salla e Senatit të Shteteve të Bashkuara
Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është filmuar në fakt në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të pushtetit legjislativ të Jordanisë.

Salla e Dhomës së Përfaqësuesve, Ndërtesa e Parlamentit të Jordanisë, Amman, Jordan
Video origjinale është postuar në YouTube nga BBC Neës Arabic më 4 nëntor 2026. Sipas titullit të saj, ajo tregon lutje nën kupolën e parlamentit jordanez.

Mediat vendase jordaneze raportojnë se pamjet tregojnë ligjvënës duke kryer namazin e Dhuhr-it (namazin e mesditës) brenda Dhomës së Përfaqësuesve të Jordanisë në Aman, më 3 nëntor.
Sipas raportimeve, namazi u drejtua nga Ahmad Al-Raqab, përpara një seance legjislative të planifikuar për zgjedhjen e anëtarëve të byrosë së përhershme të parlamentit.






