Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook Këto pamje janë nga tërmetet në Japoni jo në Rusi

Këto pamje janë nga tërmetet në Japoni jo në Rusi

0
Këto pamje janë nga tërmetet në Japoni jo në Rusi

Pretendimi: Kjo video tregon pamje nga tërmeti që goditi Rusinë në korrik 2025

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————-

Në rrjete sociale po qarkullon një video që pretendohet se tregon pasojat e tërmetit 8.8 ballë që goditi bregun Kamchatka të Rusisë më 29 korrik 2025.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar më parë në Youtube në Janar 2024.

Abonohu në newsletter

Merr lajmet më të fundit direkt në email.

Sipas përshkrimit që shoqëron videon, ajo tregon një tërmet që goditi gadishullin Noto në Japoni më 1 janar 2024 me magnitudë 7.6 ballë.

Si përfundim, pamjet e mësipërme tregojnë një tërmet në Japoni në janar 2024, jo në Rusi në korrik 2025.