BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKëshillat për heqjen e papilomave nga mjekja e rreme

Këshillat për heqjen e papilomave nga mjekja e rreme

Medikamentet e ofruara nga portalet janë të bazuara në mjekë dhe intervista të rreme. “Faktoje” verifikoi një tjetër artikull me këshilla mjekësore të publikuar në rrjet, ku rezultoi se gjithçka është e sajuar me qëllim shitjen e produktit.

Një lajm i publikuar online prezanton një preparat të quajtur ‘Germostop’ që pretendon se trajton problemet me parazitët.

Nëqoftëse keni papiloma në qafë ose në vende të tjera, parazitët po ju hanë nga brenda!”-shkruan portali “Jetë e Shëndetshme”.

Lajmi i publikuar nga portali “Jetë e Shëndetshme”. 

“Faktoje” vendosi të bëjë një verifikim të mëtejshëm të artikullit të fjalë, për të informuar në mënyrë të saktë lexuesit. Për ta bërë të besueshëm artikullin, portali përdor emrin e një mjekje, të quajtur Shpresa Karaj.

Sipas portalit, mjekja e përmendur është: “Profesor i Asociuar në Institutin e Kërkimeve Shkencore të Mjekësisë Tropikale”. Por, në një kërkimi të bërë në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk rezulton të ketë në Shqipëri një institut të tillë.

Ne bëmë edhe një verifikim në lidhje me emrin e mjekes së përdorur, por konstatuam se në vendin tonë nuk ka një profesionte shëndeti me këtë emër.

Gjatë një kërkimi nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove rezulton se imazhi për të ilustruar mjeken është një foto që përdoret gjerësisht në rrjet dhe qarkullon në internet që prej vitit 2018.

Nuk është hera e parë që skema të tilla fiktive me mjekë të rremë përdoren për të mashtruar përdoruesit e mediave online. Faktoje ka raportuar edhe më herët mbi këto skema mashtrimi, ku përdoren mjekë “fantazmë” për të shitur produktet.

Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img