BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKëshilla nga mjekë të rremë për parazitët e gojës

Këshilla nga mjekë të rremë për parazitët e gojës

Zgjidhjet për largimin e erës së keqe të gojës janë ndër artikujt më të rekomanduar nga marketingu digjital online. “Faktoje” verifikoi se si një pjesë e këtyre artikujve apo intervistave përdorin identitete doktorësh të rremë për të shitur një mjekim të dyshimtë.

————————————————————————————————————-

Produktet e ofruara online për të luftuar problemet me parazitët janë skema mashtrimi, ku përdoren mjekë dhe foto të rreme. “Era e keqe e gojës për shkak të PARAZITEVE. Infeksionisti kryesor i sugjeron qytetarëve se si të shpëtojnë veten dhe të dashurit e tyre”, shkruan faqja online “Medicina”.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali

Që në fillim të artikullit shkruhet se eksperti që e sugjeron këtë suplement është drejtuesi i Institutit shqiptar të Parazitologjisë, Dritan Kola.

Fillimisht ne verifikuam nëse ekziston një institut i tillë në Shqipëri, duke iu referuar faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve të varësisë së saj. Ishte e pritshme që nga kërkimi nuk rezulton një institucion i posaçëm, në formatin e një Instituti për Parazitologjinë.

Gjithashtu bëmë një kërkim edhe për mjekun e cituar, për të informuar lexuesit në mënyrë të saktë dhe për të parandaluar manipulimin e tyre. Nga kërkimi në listën e mjekëve nuk rezulton të kemi një specialist shëndeti me emrin Dritan Kola, një version “John Smith” në Shqipëri, që duket se është përdorur për të krijuar një identitet të rremë.

Përpos këtyre, fotoja e përdorur për “doktorin”, nga verifikimi që bëmë duke përdorur TinEye, qarkullon në internet që prej vitit 2010.

Skema të tilla fiktive me mjekë të rremë përdoren për të mashtruar përdoruesit e mediave online për marketingun e produkteve të pacertifikuara. Faktoje ka raportuar edhe më herët mbi këto skema mashtrimi, ku përdoren mjekë “fantazmë” për të shitur produktet.

‘Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img