BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookKeqinformim për “motin e ashpër” të javës së festave

Keqinformim për “motin e ashpër” të javës së festave

Javën e ardhshme termometri pritet të zbresë deri në -1 gradë celcius në zonat malore, por nuk ka vend për panic, siç pretendojnë disa portale. “Faktoje kontaktoi meteorologen Tanja Porja, e cila konfirmoi se nuk do të kemi temperatura ekstreme në ditët e festive.

————————————————————————————————————————————

Në një artikull të publikuar më 19 dhjetor, portalet ngrenë alarmin në lidhje me një ndryshim të temperaturave, duke përdorur një titull “bombastik”.

Po vjen ashpër! Tanja Porja jep LAJMIN E MADH se si do mbyllet Dhjetori dhe ndryshim që do bëjnë temperaturat”, shkruan portali Lajmi I Fundit.

Screenshot, lajmi i publikuar nga portali Lajmi I Fundit

Mirëpo, nëse do të shohim artikullin në brendësi, shihet qartë se nuk ka vend për panik, pasi bëhet fjalë për temperatura normale.

Termometri pritet të zbresë në -1 gradë në mesjavë, që pritet të jetë pjesa më ftohtë e javës”, shkruan ndër të tjera portali.

Për ta bërë artikullin të besueshëm për lexuesit, faqja në fjalë ka cituar meteorologen e njohur, Tanja Porja. ”Faktoje” kontaktoi zonjën Porja, e cila u shpreh se nuk ka deklaruar se do të ketë temperatura ekstreme.

Pjesa e parë e informacionit është korrekte, por unë nuk kam thënë asgjë për temperatura ekstreme”, u shpreh meteorologia. Më tej, ajo bëri të ditur si do të jetë moti në javët në vazhdim, ku termometri do të zbresë deri në -1 gradë celcius.

Kemi disa ditë me diell, mëngjeset janë të freskëta në mesditë nuk do të kemi temperaturë si ato që përjetuam javën e kaluar. Java do jetë pa reshje deri ditën e diel, ku termometri gjatë orëve të mëngjesit në zonat e thella malore zbret rreth -1 në mesjavë, që pritet të jetë edhe pjesa më e ftohtë e javës, ndërsa kemi rreth 17-18 gradë celcius përgjithësisht gjatë kësaj jave”, thotë meteorologia Tanja Porja.

Shënim:

Data 28 dhjetor 2022 portali tel.hilsn.com e ka korrigjuar dhe përmirësuar artikullin https://tel.hilsn.com/po-vjen-ashper-tanja-porja-jep-lajmin-e-madh-se-si-do-mbyllet-dhjetori-dhe-ndryshim-qe-do-bejne-temperaturat pas verfikimit të lajmit nga ana e Faktoje. Lajmit të raportuar i është ndryshuar vlerësimi fillestar në Facebook.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img