.

.

BallinaKomunitetet lokale kundër dezinformimitKeqinformim fluturimi i avionëve bombardues amerikanë mbi Estoni

Keqinformim fluturimi i avionëve bombardues amerikanë mbi Estoni

Një video që tregon dy avionë bombardues amerikanë duke fluturuar mbi qiellin e kryeqytetit estonez Tallinn po shpërndahet me pretendimin se ata janë drejtuar për në qytetin e Shën Petersburgut në Rusi. Verifikimi i “Faktoje” shpjegon se fluturimi i dy avionëve ishte një shfaqje e planifikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Estonisë.

————————————————-

Video e dy avionëve bombardues amerikanë B-52 që fluturojnë në qiellin estonez po qarkullon nëpër hapësirat online shqipfolëse me pretendimin se kjo është provë se ShBA po tenton të sulmojë territore ruse dhe provokojë përshkallëzim të konfliktit në Ukrainë.

Në të vërtetë, fluturimi i këtyre avionëve mbi kryeqytetin e Estonisë, Tallinn, ishte lajmëruar paraprakisht nga Forcat Ajrore amerikane në 23 shkurt. Një zyrtare e ambasadës estoneze në ShBA kishte shpërndarë edhe një hartë me trajektoren dhe oraret kur një numër avionësh të Forcave Ajrore estoneze dhe atyre të shteteve aleatë do të kalonin nëpër secilin qytet.

Dy avionët B-52 nga baza ajrore Minot në North Dakota ishin planifikuar të kryenin një fluturim në lartësi të ulët me rastin e 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Estonisë në 24 shkurt.

Me rastin e kësaj dite, një numër avionësh estonianë dhe aleatë u nisën njëkohësisht, por nga qytete të ndryshme, në mënyrë që secili prej tyre të shfaqej në qiellin e secilit qytet të përzgjedhur gjatë një periudhe një-orëshe.

Sipas lajmërimit të 23 shkurtit, fluturimi ishte planifikuar të ndodhte pas paradës së Ditës së Pavarësisë në Sheshin e Lirisë në Tallinn. Në fluturim u përfshinë dhe tipe të tjerë avionësh nga vende të ndryshme aleate si Typhoon anglezë, Rafale francezë, F-16 polakë Eurofighter gjermanë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img