BallinaBurokraciInspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit refuzon të përgjigjet për prishjet e objekteve në bregdetin e Velipojës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit refuzon të përgjigjet për prishjet e objekteve në bregdetin e Velipojës

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, më 10 qershor, shembi 27 objekte përgjatë bregdetit e Velipojës, në një aksion ku pati edhe përpjasje fizike me pronarët. Aksioni u kontestua edhe nga Bashkia Shkodër, por ministri i Turizmit, Blendi Klosi, argumentoi se objektet u prishën pasi ishin ndërtuar gjatë periudhës së pandemisë. “Faktoje” pyeti në IKMT mbi aksionin dhe akuzat e ngritura, por edhe pas tejkalimit të afateve, nuk mundi të merrte një përgjigje.


Në ditën e parë të hapjes së plazheve për qytetarët në vend, më 10 qershor, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, institucioni tashmë në varësi të Ministrisë së Brendshme, në  një aksion të mbështetur nga FNSH, shembi 27 objekte në plazhin e Velipojës.

Aksioni u shoqërua me përplasje, mes forcave të policisë dhe pronarëve të objekteve të cilët akuzuan se nuk ishin paralajmëruar e madje shumica e objekteve ishin në proces gjyqësor.

Edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, akuzoi IKMT se ndërmori një operacion policor, pa vënë në dijeni institucionin e drejtuar prej saj.

…ardhja e tyre (IKMT dhe FNSH) ka patur për qëllim shembjen e strukturave “Beach-bare” në brezin ranor, të evidentuara gjatë njëzet viteve si ndertime pa leje, procedura të cilat janë në gjykim. Ndërkohë këto struktura kanë shërbyer në hapësirat stacione plazhi për të ofruar shërbimet për turistët dhe vizitorët në plazhin e Velipojës– deklaroi Ademi.

Ministri i Turizmit, në një intervistë për “Ora News”, më 12 qershor, deklaroi se objektet e prishura ishin ndërtuar gjatë periudhës së pandemisë.

Ndërtimet u bënë dy muajt e fundit. Pati investime abuzive. Në investimet e bëra në vijën bregdetare dhe në investimet e bëra nga pushteti vendor, vija e ndarjes ka qenë Lungomare. Nëse do të kemi ndërtime edhe në zonën e rërës nga një shërbim i vogël në struktura të mëdha, jashtë higjienës dhe jashtë parimeve, duke dëmtuar plazhin, normalisht që do të ketë ndërhyrje -u shpreh Klosi.

“Faktoje”, me anë të një kërkesë për informacion pyeti Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit lidhur me aksionin e kontestuar nga Bashkia Shkodër dhe pronarët.


Kërkesa për informacion drejtuar IKMT

Edhe pse një detyrim, i cili rrjedh nga ligji “Për të drejtën e Informimit”, IKMT nuk ka kthyer një përgjigje, edhe pse afatet për kthimin e saj janë tejkaluar.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img