Indeksimi i pensioneve: një e drejtë e parealizuar sa duhet

1462

Eduard Gjokutaj

Pensionet dhe shtesat janë të rregulluara sipas Kushtetutës nëpërmjet miratimit të një baze ligjore të integruar[1] për të ruajtur vlerën e pensioneve kundrejt rritjes së kostos së jetesës. Indeksimi ndodh në përputhje me rritjen e Indeksit të Çmimeve të Konsumit (CPI), ose çdo vit ose dy herë në vit.

Në një logjikë pas datës 01.01.2015, paga maksimale për efekt kontributi indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi. Kontributi minimal për personin e punësuar, punëdhënësin dhe të vetëpunësuarin është i barabartë dhe llogaritet mbi bazën e pagës minimale në shkallë vendi.

Personat e vetëpunësuar në bujqësi paguajnë kontribut për pension dhe barrëlindje, të llogaritur mbi pagën minimale në shkallë vendi. Pagesa e kontributit bëhet çdo tremujor.

Koeficientët e indeksimit sipas viteve përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, të cilët prej vitit 2018 janë të përvitshëm[2], përfshirë edhe vendimin e miratuar në fund të Shtatorit 2023[3].

Çdo vit, pas 01.01.2015, duke filluar nga data 1 janar, baza e vlerësuar vjetore individuale indeksohet me koeficientin, që llogaritet si raport i kontributit mesatar të personave të siguruar, të mbledhur në vitin e fundit kalendarik, kundrejt të njëjtit tregues të vitit pararendës. Kjo llogaritje është një nga koeficientët fillesatrë të indeksimit për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit.

Pas llogaritjes së koeficientit bazë, i cili nuk është i njëjtë për çdo vit, ku çdo pensionist i ri ka një koeficient të ndryshëm nga pensionisti i një viti më parë llogariten edhe indeksimet për të reflektuar ndryshimin e inflacionit dhe konsiderohet si indeksim i përfitimeve. Në këtë indeksim përfshihet pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet. Këshilli i Ministrave cakton listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit në punë dhe sëmundjet profesionale[4].

Mirëpo në këtë pikë fillon edhe diskutimi jonë lidhur me indeksimin e pensioneve, i cili sipas vendimit të qeverisë së vitit 2017, i ndryshuar, duke e orientuar ISSH për të bazuar llogaritjen e indeksit të ndryshimit mesatar vjetor të çmimeve të mallrave të konsumit dhe shërbimeve për pensionistët, bazuar në rezultatet e Anketës së Buxhetit të Familjes të vitit 2014.

Në kërkimin e të dhënave nga INSTAT, vërehet se anketa më e fundit për buxhetin e familjes është e vitit 2021[5], pra 7 vite pas anketës ku bazohen llogaritjet e indeksit të inflacionit

Grupi i shpenzimevePesha në IÇK
20142021Ndryshimi
Shpenzimet mesatare gjithsej100100
Ushqim dhe pije jo-alkoolike58.841.3-17.5
Pije alkoolike dhe duhan1.93.81.9
Veshje dhe këpucë1.84.62.8
Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar12.510-2.5
Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës5.76.81.1
Shëndet5.55.4-0.1
Transport1.86.34.5
Komunikim2.83.91.1
Argëtim dhe kulturë12.81.8
Arsim03.33.3
Restorante dhe hotele4.25.51.3
Të tjera mallra dhe shërbime46.22.2
Burimi: https://www.instat.gov.al/al/temat/kushtet-sociale/anketa-e-buxhetit-t%C3%AB-familjes/#tab3


Së pari, pesha e shpenzimeve në vitin 2014 nuk përkon me asnjë referencë duke patur devijime nga të dhënat për strukturën e shpenzimeve familjare të mallrave she shërbimeve.

Por, ndërkohë nëse bëjmë krahasimin midis dy periudhave shihet dukshëm se struktura e shpenzimeve është ulur për ushqimet dhe pijet jo alkoolike, pagesat për energjinë, ujin dhe qeranë dhe është rritur për të gjitha grupet e tjera të shpenzimeve.

Efekti nga këto ndryshime pasqyron edhe një vlerë të ndryshme që ndikon direkt në peshën e indeksimit të pensioneve me synimin e korrektësisë së të dhënave aktuale në efektet që rrjedhin prej saj. Kjo pasaktësi në indeksimin e pensioneve është e konstatuar edhe nga KLSH, por duke vënë theksin në një tematikë që lidhet me përdorimin e metodave bashkëkohore të indeksimit të pensionit[6], si dhe përmirësimin dhe përcakjtimin e rregullave të pensioneve në mënyrë periodike[7].

Megjithatë, në raportet e KLSH nuk është analizuar edhe ndryshimi në vite i strukturës së shpenzimeve të familjeve të pensionistëve, e cila ndikon edhe në metodologjinë e llogaritjes së indeksimit.

Një element i dytë dhe me shumë ndikim në kohën e inflacionit të lartë është edhe periudha mujore e llogaritjes së inflacionit, ku në pikën 3 të vendimit të qeverisë të vitit 2017 është përcaktuar si datë njoftimi për ISSH deri 10 Shkurti i çdo viti.

Ky element me shumë peshë në metodologji është ndryshuar në vendimin e qeverisë në 13 Janar 2023, duke ndryshuar datën e njoftimit nga INSTAT për ISSH çdo datë 10 të muajit pasardhës.

Në një ballafaqim me praktikat që zbatojnë vendet të ndryshme në Europë duket se ka një mospërputhje, pasi në këto vende muaji që merret për referencë për të llogaritur indeksimin është Shtatori i çdo viti.

Në këtë logjikë, ka nevojë të përshtatet, nëse lidhet me praktika që janë të nevojshme edhe në kuadër të proceseve të përafrimit të legjislacionit dhe metodologjive.

Për të rritur efektin e indeksimit është shtuar edhe një pikë e re ku, në raste të jashtëzakonshme në ndryshimet e ndjeshme të inflacionit, Qeveria vendos për indeksimin më shumë se një herë në vit. Kjo përshtatje është e lidhur edhe me mbajtjen e premtimit të kthyer në program të qeverisjes socialiste[8], i cili thotë se :

Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politike permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politike do të garantoje një rritje të vazhdueshme vjetore prej mbi 5% për çdo pensionist”.

Nëse shikojmë indeksimin në periudhën 2020 – 2023, nisur edhe nga programi politik i qeverisë “Rama 3” rezulton se në vitin 2020 pensionet u indeksuan 2.3% dhe 5.000 lekë për fundvitin.

Në vitin 2021, pensionet u indeksuan 2.7% dhe 5.000 lekë për fundvitin.

Në vitin 2022, pensionet u indeksuan dy herë (3.3% dhe 6%=9.3%) dhe 5.000 lekë për fundvitin 2022.

Në vitin 2023 (9-muaj), pensionet indeksohen 8.6%, duke filluar nga Tetori 2023, si dhe parashikohet të jepet dhe 5.000 lekë për fundvitin 2023.

Në total, indeksimi bashkë me shumën prej 5.000 lekë për çdo fund viti rezulton të ketë arritur në një nivel maksimal indeksimi 14.3% dhe 15.000 lekë në tre vitet e fundit, pa përfshirë vitin 2023. Në krahasim me inflacionin sipas INSTAT, i cili është rritur mesatarisht 15.5% në afer 4 vitet e fundit (2020 – 2023 8m), respktivisht 1.6%, 2%, 6.7% dhe 5.2% në 8 muaj 2023[9].

Nga krahasimi mes indeksimit të pensioneve dhe rritjes së inflacionit mesatar (pa përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore mesatarisht 15%, çka e rrit normën e inflacionit mesatare për peirudhën si më lart afërsisht në 24.2%), atëherë duke përfshirë edhe ndërhyrjen e fundit nga Tetori 2023 llogaritet se efekti i indeksimit të pensioneve arrin deri në 18.6% dhe 20.000 lekë në 4 vite.

Për ta prezantuar më të dukshme kemi marrë në shqyrtim rritjen e pensioneve në fshat dhe qytet në vitet 2021 dhe 2022 duke i krahasuar me normën e inflacionit për këto dy vite .

Në kushtet e një familje pensionistësh qyteti shihet se, ndërsa rritja e pensioneve mesatare në qytet rezulton me 9.6% në vitin 2021 i krahasuar me vitin 2020, në vitin 2022 rritja është 9.5% krahasuar me vitin 2021. Gjithsej rritja e pensioneve në qytet është 19.1% në dy vite. Por, edhe pse rritja është më e madhe se rritja e normës së inflacionit reale prej 14.2%[10], problemi kryesor për politikat pensionale mbetet baza e pensionit dhe nevoja për tu sinkronizuar me standartet minimale të jetesës (minimumin jetik).

 
Shpenzimet publike të pensioneve të eurozonës përbëjnë burime të konsiderueshme buxhetore, të cilat janë rritur kohët e fundit. Në vitin 2020, fatura e pensioneve publike të pleqërisë dhe të të mbijetuarve në BE përbënin mesatarisht 12.7% të PBB[11], duke filluar nga 5% e PBB-së në Hollandë, 10% e PBB-së në Slloveni dhe deri në 15.7% të PBB-së në Greqi dhe 15.9% të PBB-së në Itali[12].

Për një krahasim të vëmendjes së buxhetit për pensionet publike në Shqipëri, të dhënat nga ISSH paraqesin se në vitin 2021 shpenzimet për pensione dhe skema suplementare përbënin sa 8.3% e PBB-së[13] dhe në vitin 2022 përbënin sa 7.9% e PBB-së[14].

Këto të dhëna dhe llogaritje orientuese marrin kuptim përtë treguar se indeksimi i pensioneve është ende një e drejtë e parealizuar që u takon pensionistëve, se sa një dhuratë që marrin në formën e bonusit apo edhe indeksimit të pjesshëm.


[1] nenit 100 të Kushtetutës;

neneve 59, 61 e 88 të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

nenit 17, të ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

nenit 24, të ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

nenit 8, të ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, të ndryshuar;

nenit 5, të ligjit nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar; të nenit 8, të ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”; nenit 6/1, të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;

nenit 1, të ligjit nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar,

nenit 5, të ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe polumbarëve të Forcave Detare në pension”;

nenit 8, të ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

nenit 10 të ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

nenit 4, të ligjit nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë,

[2] https://www.issh.gov.al/?p=10764

[3] https://financa.gov.al/ministri-z-mete-drejton-mbledhjen-e-keshillit-administrativ-te-issh-miratohet-indeksimi-i-pensioneve-ne-masen-8-6/

[4] https://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/Indeksim_pensioni_vendim-2017-02-22-131.pdf

[5] https://www.instat.gov.al/media/10550/anketa-e-buxhetit-te-familjes-2021.pdf

[6] https://panel.klsh.org.al/storage/phpwaDj7B.PDF, faqe 13

[7] https://panel.klsh.org.al/storage/phpib04Mw.pdf, faqe 16 dhe 26

[8] https://polifakt.al/meter/politika-e-bonusit-te-pensioneve-te-fundvitit-do-te-kthehet-ne-nje-politike-permanente-te-rritjes-se-pensioneve-pertej-indeksimit-pa-rrezikuar-skemen-dhe-reformen-e-arritur-kjo-politike-do/

[9] https://www.instat.gov.al/al/temat/%C3%A7mimet/indeksi-i-%C3%A7mimeve-t%C3%AB-konsumit/#tab3,
Janar 7.2%, Shkurt 7.1%, Mars 5.3%, Prill 4.6%, Maj 4.7%, Qershor 4.5%, Korrik 4.2%, Gusht 4%

[10] Në një llogaritje të thjeshtuar mbi efektin e inflacionit bazuar te rritja e mbi 46% e shpenzimeve mujore jo me mesataren e inflacionit prej 7.4% por me rritjen prej 14.2%, atëherë rezulton se ndikimi i inflacionit arrin deri në 11% duke e ulur fuqinë reale të rritjes së pagës minimale.

[11] https://www.ecb.europa.eu/pub/economic-bulletin/focus/2022/html/ecb.ebbox202201_08~ac43e1199c.en.html

[12] https://data.oecd.org/socialexp/pension-spending.htm

[13] https://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2022/05/Perb_2021_31_05_2022.pdf

[14] https://www.issh.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/Perb_12_22-web.pdf