BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookBill Gates nuk shpalli emrin dhe datën e pandemisë së ardhshme globale

Bill Gates nuk shpalli emrin dhe datën e pandemisë së ardhshme globale

Një video po qarkullon në rrjet si “provë” se në vitin 2025 do të nisë një pandemi e re e quajtur SEERS. Verifikimi i Faktoje tregon se videoja është një skenar fiktiv i krijuar për efekt trajnimi për shëndetin publik. Vetë videoja e njofton faktin se është “një skenar fiktiv”.

Jona Plumbi

Bill Gates shpall emrin, datën dhe vendndodhjen e pandemisë së ardhshme” – me këtë pretendim janë shpërndarë në rrjetin social Facebook imazhe të shkëputura nga një video, e publikuar fillimisht nga “Center for Health Security” si pjesë e një stërvitjeje për pandemitë në Takimin Vjetor të Sfidave të Mëdha në Bruksel, Belgjikë më 23 tetor 2022.

Ky pretendim është shpërndarë fillimisht në gjuhë të huaj duke gjetur hapësirë të gjerë në rrjet, dhe duke ngjallur shqetësim tek lexuesit të cilët besojnë se një pandemi tjetër do të godasë botën në vitin 2025. Videoja e një qytetari gjerman, i cili pretendon se “Bill Gates ka shpallur pandeminë e ardhshme. Na tregon emrin e pandemisë së re, datën e shpërthimit dhe vendin ku do të shpërthejë pandemia! Detajet janë në këtë video.” ka marrë mbi 600 mijë shikime deri tani.

Pikërisht nga kjo video janë shkëputur edhe imazhet e shpërndara në gjuhë shqipe.

Një kërkim në rrjet lidhur me këtë pretendim, tregon se në fakt SEERS është një virus imagjinar i krijuar si pjesë e një ushtrimi të stimuluar për gatishmërinë dhe përgatitjen për përballimin e pandemive për shëndetin publik dhe zyrtarët qeveritarë. Ai u mbajt në tetor 2022 në Bruksel.

Stërvitja, e quajtur Infektimi Katastrofik, simuloi një seri takimesh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në të cilat pjesëmarrësit diskutuan se si t’i përgjigjen më mirë kësaj sëmundjeje të shpikur, e përshkruar në një përmbledhje të ngjarjes si “një shkallë më e lartë vdekshmëria sesa COVID-19 dhe që prek në mënyrë dispropocionale fëmijët dhe të rinjtë”.

videon, prej të cilës janë shkëputur imazhet e përdorura për të nxitur tezën e një pandemie të re, në të djathtë në fund shkruhet qartazi se “ky është një skenar imagjinar”. Kjo duket edhe në publikimin që ngre pretendimin për një pandemi të re.

*imazh i përdorur në postimin në Facebook që ngre pretendimin për një pandemi të re
*imazh i shkëputur nga videoja origjinale e stërvitjes së stimuluar

Nisur nga këto të dhëna publike, dalim në rezultatin se pretendimi se Bill Gates ka njoftuar pandeminë e re të quajtur SEERS që do të nisë në vitin 2025, është i pavërtetë.

Jona Plumbi
Jona Plumbi
Gazetare me eksperiencë 10-vjeçare në median vizive dhe atë të shkruar. Diplomuar për shkenca politike në nivelin bachelor, ajo kreu studimet e masterit shkencor për Politikat Rajonale të Europës Juglindore në Universitetin e Tiranës, ku ishte pjesë edhe e rrjetit të studentëve ekseletë të UT (NES). Gjatë karrierës së saj Jona ka punuar në fusha të ndryshme të komunikimit publik, si reportere terreni për çështje të aktualitetit politik në televizionin informativ “ABC News”, redaktore e lajmeve në “Euronews Albania” apo si eksperte e komunikimit për zyrtarë të lartë si Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img