DANIELA ZISI
Në qendrën e votimit të fshatit Vashtëmi, (qarku Korçë) një tjetër incident ka çuar në pezullimin e procesit të votimit. Një vezhgues i PD raportohet të jetë konfrontuar fizikisht me një çift bashkëshortësh, teksa këta të fundit prisnin për të votuar.
*Qendra evonimi në të cilën ka ndodhur përplasja
Përplasja fizike ka degdaduar në përdorimin e mjeteve të forta ndaj çiftit të bashkëshortëve të cilët kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës.
*Personat e plagosur në Vashtëmi të Maliqit
Sipas të dhënave nga burime për “Faktoje” të plagosurit janë duke marrë ndihmën e parë .
*Urgjenca ku janë dërguar çifti i bashkëshortëve
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila ka marrë në pyetje disa persona dhe po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat.