.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI rremë lajmi për urdhër arrestin e Bill Gates nga Filipinet

I rremë lajmi për urdhër arrestin e Bill Gates nga Filipinet

Një faqe e njohur në internet për dezinformime, News Punch, publikoi më 2 mars një lajm, ku pretendonte se Gjykata në Filipine kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Bill Gates, për ‘vrasje me paramendim’ lidhur me vaksinat. Artikulli është shpërndarë masivisht në rrjete sociale, por verifikimet tregojnë se lajmi është i rremë.

Një faqe e njohur për dezinformime, “News Punch”, publikoi më 2 mars një lajm, ku pretendonte se një gjykatë në Filipine lëshoi një urdhër arresti ndaj biznesmenit dhe filantropit Bill Gates. Artikulli është shpërndarë masivisht në rrjete sociale, ku Gates dhe fondacioni i tij janë vendosur në shënjestër nga grupet konspiracioniste si shkaktarët e çdo të keqe që ndodh në botë.

“Urdhër-arresti i Bill Gates lëshohet në Filipine për ‘vrasje me paramendim’ të lidhur me përhapjen e vaksinës”, ky është titulli i artikullit të publikuar nga portali News Punch. I njëjti artikull është ndarë në shqip nga portali Patriotik Media Europe vetëm dy ditë më vonë, duke përhapur më tej numrin e lexuesve që kanë rënë pre e dezinformimit.

Një lajm për shpalljen në kërkim nga një gjykatë për manjatin Gates do të kishte bërë xhiron e botës në pak minuta, por sidoqoftë, vendosëm të shkojmë pak më thellë për të verifikuar këtë lajm.

Ashtu siç kanë konstatuar edhe kolegët tanë të Facta-s dhe Techarp lajmi duket se është i rremë dhe i inskenuar nga media online e lidhur me teoritë konspirative.

Më konkretisht, urdhri i arrestit për Bill Gates thuhet në artikujt e publikuar se është lëshuar nga një gjykatë e quajtur ‘Heinous Crimes Court’ në Filipine. Një institucion me këtë emër nuk ekziston në Filipine dhe në asnjë vend tjetër të botës. Gjithashtu, duhet të theksohet se Bill Gates nuk ishte i përfshirë në programin e vaksinimit kundër Covid-19 në Filipine, pasi ky program drejtohej nga qeveria e këtij vendi.

Për të gjithë ata që do të mendojnë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të kamufluar të Gates në vaksinimin e Filipineve, duhet të ofrojmë disa koncepte juridike që rrëzojnë lajmin për arrestimin ndërkombëtar. Nuk ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar për shkak se urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykatat në Filipine janë të kufizuara në atë vend. Në rast se personi që akuzohet ndodhet jashtë vendit, policia mund të paraqesë një kërkesë ndaj Interpol (red notice). Ky njoftim sigurisht nuk përbën një arrest ndërkombëtar.

I vetmi dënim me burg i njohur kundër Bill Gates është ai që u bë në vitin 1977 për drejtimin e automjetit mbi shpejtësinë e lejuar në New Mexico, në Shtetet e Bashkuara.

Esmeralda Topi
Esmeralda Topi
Redaktore Esmeralda Topi është gazetare pranë qendrës Faktoje prej vitit 2022. Ajo ka punuar si gazetare ekonomie që nga viti 2010, në televizion, shtypin e shkruar dhe atë online. Esmeralda ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës për “Gazetari”. Në të njëjtin fakultet ajo ka kryer edhe studimet në nivelin “Master Shkencor” për “Marrëdhënie me Publikun”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img