BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookI pasaktë pretendimi për vendosjen e flamurit LGBT në shkollën “Avni Rustemi”

I pasaktë pretendimi për vendosjen e flamurit LGBT në shkollën “Avni Rustemi”

Në hyrje të shkollës “Avni Rustemi” nuk është vënë flamuri i LGBT, siç aludohet në disa postime të shpërndara në rrjetet sociale. Drejtoresha e shkollës sqaron për Faktoje se ngjyrat e sloganit përfaqësojnë “ngjyrat e jetës dhe të larmisë fëminore” dhe se ai është vënë 10 vite më parë.

Një postim i shpërndarë në rrjetet sociale më 15 qershor pretendon se në hyrje të shkollës “Avni Rustemi” në Tiranë është vënë një flamur i komunitetit LGBT.

Ne prindërit nuk jemi dakord. Vendosja e flamurit gay në një nga shkollat e Tiranës pa pëlqimin e prindërve është një veprim i papërgjegjshëm nga drejtori dhe stafi pedagogjik i saj”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Për të ilustruar këtë pretendim, është përdorur një foto e hyrjes kryesore të shkollës publike, ku mbi një shirit shumëngjyrësh shkruhet: “Dije, edukim, zbatim”. Është pikërisht ky shirit i printuar në formatin e një tabele që pretendohet se simbolizon flamurin me ngjyrat e ylberit të komunitetit LGBT.

Sipas pretendimeve të përdoruesve të rrjeteve sociale ky slogan lidhjet me komunitetin LGBT, duke shtuar më tej: “Ne nuk kemi asgjë të përbashkët me axhendën gay dhe politizimin e saj në këtë lloj niveli institucional.”

Nëse do të shohim komentet vihet re një gjuhë urrejtje dhe revoltë nga ana e prindërve, të clët kërkojnë të hiqet ky “flamur”. Komentet e mëtejshme më pas bëjnë të ditur se ky flamur ishte hequr “pas presonit të bërë nga ana e prindërve”.

Foto e publikuar nga prindërit në komente

Por, çfarë simbolizon ky slogan në hyrje të shkollës? “Faktoje” kontaktoi drejtoreshën e shkollës “Avni Rustemi”, zonjën Agetina Haxhiu, e cila sqaroi se ngjyrat nuk kanë të bëjnë me flamurin e LGBT dhe se ky slogan në hyrje të shkollës është vënë shumë kohë më parë.

Nuk ka aspak lidhje me flamurin LGBT, por ka lidhje me ngjyrat e jetës dhe të larmisë fëminore. Është vënë para dhjetë vjetësh dhe është hequr së fundmi, sepse në shkollë kanë filluar punimet për rikonstruksionin e saj. Është për të ardhur keq, që ka njerëz që nuk kanë me çfarë të merren dhe çfarë të bëjnë”, thekson drejtoresha e shkollës.

Flamuri i ylberit, i njohur gjithashtu si flamuri i krenarisë së LGBT është një simbol i krenarisë së lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT) dhe lëvizjeve sociale LGBT. Kuptimi i tij lidhet me diversitetin dhe respektimin e të drejtave të homoseksualëve.

Flamuri aktual i krenarisë së LGBT ka 6 vija. Ngjyrat që e kompozojnë janë: e kuqja, portokallia, e verdha, jeshilja, blu dhe vjollca. Ajo simbolizon diversitetin dhe konceptet si jeta, shëndeti, rrezet e diellit, natyra, qetësia dhe shpirti.

Pra, formati i duhur e simbolit të LGBT fillon me ngjyrën e kuqe lart, ndryshe nga tabela në shkollë  9-vjeçare.  

Tabela në hyrje të shkollës “Avni Rustami”

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img