Pretendimi: Kjo video tregon vërtet Ministrin e Mbrojtjes anglez duke ndjekur një ceremoni në Londër i veshur me fund dhe këpucë me taka
Verdikti: E pavërtetë, Video e manipuluar
——————————————————————————–
Një video (arkivuar këtu) që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon Ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, të veshur me fund dhe këpucë me taka gjatë një ceremonie zyrtare në Londër më 8 nëntor 2026.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme nuk është reale.
Ajo është manipuluar duke u nisur nga video origjinale, e botuar në rrjete sociale nga gazetari i pavarur Louis Errington me mbishkrimin: “Sekretari i Mbrojtjes ëes Streeting merr pjesë në të Dielën e Përkujtimit 2026.”
Vëreni më poshtë krahasimin mes videos së manipuluar që po qarkullon në rrjet, dhe videos origjinale.
Krahasimi i videos origjinale me versionin e modifikuar tregon se ndryshimi kryesor ka të bëjë me veshjen e Streeting. Ndonëse këmisha e bardhë dhe kravata e zezë mbeten të pandryshuara, në pamjet origjinale ai ka veshur një pallto më të gjatë si dhe pantallona të zeza kostumi dhe këpucë të zeza formale. Krahët i qëndrojnë të lëshuar anash trupit dhe ai nuk mban çantë dore.
Dallime të tjera mund të shihen në një këqyrje më të afërt. Në videon origjinale mungon personi me uniformë në të djathtë të videos së modifikuar. Gjerësia e blloqeve të gurit në fasadë dhe ornamenti arkitektonik direkt pas kokës së Streeting janë gjithashtu të ndryshme.
Streeting postoi rreth ceremonisë në profilin e tij në Tëitter më 9 nëntor 2026. Postimi përfshinte fotografi të tij, ku ai shihej i veshur me pantallona të errëta dhe këpucë të zeza, siç shfaqet në videon e Errington.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe fotografë të mediave ndërkombëtare që kanë fotografuar Streeting të veshur me një pallto të gjatë të zezë, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë:

Fotografi e Streeting në Shërbimin Kombëtar të Përkujtimit e shkrepur më 8 nëntor 2026 nga Leon Neal për Reuters.
Njësoj, nga pamjet e ceremonisë të transmetuara drejtpërdrejt nga SkyNews, Streeting duket i veshur me pallto dhe pantallona.

Streeting është ministri i parë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar që e deklaron hapur se është homoseksual. Deri në vitin 2000, homoseksualëve dhe lezbikeve u ndalohej të shërbenin në forcat e armatosura britanike. Streeting u shpreh se ndihet “krenar që, gjatë jetës së tij, kemi kaluar nga ndalimi i shërbimit ushtarak për homoseksualët, në pasjen e një ministri të mbrojtjes që e deklaron hapur se është homoseksual”.






