.

.

BallinaPertejHelmimi i nxënësve në Fier, ende paqartësi për shkaqet, paniku mbetet i pranishëm

Helmimi i nxënësve në Fier, ende paqartësi për shkaqet, paniku mbetet i pranishëm

MARJO BRAKAJ 

Gjashtëdhjetë e tetë nxënës dhe dy mësues të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier kanë mbetur të intoksikuar në 5 ditët e fundit, për shkaqe që mbeten për t’u zbardhur. Edhe pse policia ka proceduar dy nxënës të shkollës si të dyshuar për hedhjen e një kimikati në mjediset e shkollës, situata mbetet e pa sqaruar. Në këto kushte mësimi ka vijuar të enjten, pasi Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Fier deklaruan se situata është nën kontroll.

————————————————————————————————————————————————————-

Brenda më pak se një jave në gjimnazin “Janaq Kilica” janë shënuar dy raste të helmimit të nxënësve. I pari ndodhi në 28 shkurt, kur 10 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” me vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe ankth, u dërguan në Spitalin Rajonal të Fier. Policia ndaloi një nxënës si tw dyshuar, cili më pas u la i lirë si pasojë edhe e moshës së mitur. Por, ngjarja u ripërsërit. Më 4 mars, 58 nxënës dhe 2 mësuese u dërguan me të njëjtat simptoma në spital.

Spitali Rajonal Fierit deklaroi se situata ishte nën kontroll dhe se ishin kryer të gjitha proceset e nevojshme mjekësore

Me ardhjen e nxënësve u vunë re probleme më rrugët e frymëmarrjes, kollë. Nuk ishin raste të rënda. Ajo paraqet vështirësi, por sipas klinikës mendohet të jetë një lloj lënde që jep acarim të rrugëve të frymëmarrjes, pa rrezik për jetën. Janë disa lloj analizash që nuk mund të realizohen, sepse i përkasin policisë. Jo të gjithë rreth 60 veta ishin të helmuar. Një pjesë e tyre ishin edhe me gjendje ankthi stresi. 14 nxënësit e mbetur mund të rrijnë edhe një ose dy orë të tjera“, u shpreh një mjek i spitalit Rajonal të Fierit.

Ministria e Arsimit e konsideroi ngjarjen “me përmasat e një krimi” dhe ministrja Besa Shahini kërkoi angazhimin maksimal të policisë dhe prokurorisë me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Polica e Fierit, njoftoi këtë të enjte se për ngjarjen e ndodhur ishin ndaluar dy të mitur nxënës të gjimnazit.

Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A.M., 15 vjeç dhe A.H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”-njoftoi në një deklaratë për mediat Policia.

Pavarësisht se ngjarja ende nuk wshtw sqaruar, gjimnazi “Janaq Kilica” iu rikthye mësimit këtë të enjte, ndërkohë që “Faktoje” shkoi në këtë shkollë për të parë nga afër situatën. Ajo që vumë re që kur hymë në oborrin e shkollës ishte mungesa e ndonjë mase sigurie shtesë, por binte në sy prania e prindërve të shqetësuar. Ata prisnin me padurim të mbaronte mbledhja e stafit pedagogjik, për t’u informur nga drejtoresha e shkollës, Fereniqi Nikolla Fuli mbi situatën.

                                                                               Gjimnazi “Janaq Kilica”, Fier

“Faktoje” pyeti në sekretarinë e shkollës nëse janë masa shtesë sigurie, nisur nga 2 ngjarjet e ndodhura, ndërkohë që ende priten rezultatet e analizave mbi lëndën e përdorur dhe intoksikimin e nxënësve. Gjithashtu, pyetëm edhe nëse para nisjes së procesit mësimor ishte kryer ndonjë proces dezifektimi.

“Faktojes” iu komunikua  nga sekretari se forca të policisë gjendeshin në gatishmëri, shkolla kishte të gjitha kapacitetet për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe se nuk ishte nevoja për përhapjen e panikut.

Teksa prisnim përfundimin e mbledhjes së stafit pedagogjik dhe marrjen e një informacioni nga drejtoresha e shkollës, dy ambulanca mbërritën më urgjencë para gjimnazit.

Nxënësja H.I., viti 2 në gjimnazin “Janaq Kilica” transportohet për në spital

Prindërit të cilit qëndronin para shkollës, të frikësuar dhe të përfshirë nga paniku , hynë në oborr dhe tentuan të futeshin në ambientet e brendshme.

Por dalja e drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Fier, Yllka Beci dhe një deklaratë ë saj e bëri edhe më kaotike situatën.

A mund të të them diçka si nënë dhe grua para kamerave? Me kamera do ta them. Se vajza është shtatzënë, pati probleme dhe e nisëm në spital. Po është shtatzënë.”-ishte komunikimi i saj.

Pas një reagimi përgënjështrues të prindërvë të vajzës,  Zyra Vendore Arsimore Fier reagoi duke u shprehur se bëhej fjalë për një keqkuptim, pasi “shtatëzënë” ishte në fakt një mësuese dhe jo nxënësja.

Nxitimi për rinisjen e procesit mësimor edhe pse nxënësit ishin ende të trembur evidentohet edhe nga dy nxënëse në vititn e dytë në gjimnazin “Janaq Kilica”.

Unë shkova për të marrë çantën, e kisha lënë që dje. Mësuesja erdhi dhe menjëherë nisi mësimin. Nuk patëm asnjë lloj komunikimi nga psikologe. Ato ishin në mbledhje së bashku me drejtoresh”, i tha “Faktojes” nxënësja E.D.

Edhe I.M., nxënëse e vitit të dytë i tha “Faktoje” se procesi mësimor nisi menjëherë pa një sqarim për ngjarjen e ndodhur dje.

Po dje, Ministria e Arsimit në një deklaratë (vendos Linkun) për mediat tha se në shkollën “Janaq Kilica” do shtohen oficerët e dhe kamerat e sigurisë. Ajo që “Faktoje” konstatoi një ditë pas ngjarjes ishte prania e një oficeri sigurie dhe e rojës, siç ndodh edhe në ditët ë zakonshme.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img