BallinaFaktometerE vërtetëDëmi ekonomik 2014-2019, gjashtë herë më i lartë se fatura e tërmetit

Dëmi ekonomik 2014-2019, gjashtë herë më i lartë se fatura e tërmetit

MARJO BRAKAJ

Dëmi ekonomik që ka pësuar Buxheti i Shtetit në 6 vitet e fundit llogaritet të jetë 5.9 miliardë euro, sipas një deklarate të ish deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku.

“Faktoje” verifikoi këtë deklaratë duke iu referuar shifrave zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe rezultati është befasues; vlera e dëmit do mbulonte 6 herë koston e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Abuzimi i qeverisë me taksat e shqiptarëve rritet përvit e më shumë, në gjashtë vjet ai ka arritur shifrën e 5.9 mld euro. Janë mesatarisht 1.2 mld euro në vit abuzime që shkaktojnë dëm ekonomik sipas KLSH. Sakaq, tenderat zënë 1/3 e dëmit ekonomik, 1.7 mld euro është vlera totale e dëmit të shkaktuar nga to.”-tha Tabaku.

Nisur nga kjo deklaratë, “Faktoje” kërkoi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të dhëna mbi dëmin ekonomik për periudhën 2014-2019 të cilës i  referohet edhe ish deputetja. Nga të dhënat e KLSH rezulton se dëmi ekonomik i konstatuar është 225,4 mld lekë ose rreth 2 miliardë euro.

Viti 2015 tregon një rritje ekstreme të dëmit ekonomik në krahasim me vitet e tjera, kjo për shkak të zgjidhjes së kontratës me kompaninw CEZ.

KLSH raporton gjithashtu se në periudhën 2014-2019, janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare prej 4,032 miliardë euro, të cilat edhe këto përkthehen në dëm ekonomik duke e çuar atë në një total prej rreth 6 miliardë eurosh për periudhën në fjalë.

Në këtë grafik bie në syniveli i lartë i shkeljeve financiare gjatë vitit 2018, ku sipas KLSH, shkaktarët kryesorë kanë qenë tenderat dhe koncesionet.

Sipas KLSH-së fushat ku janë evidentuar parregullsitë dhe shkeljet financiare në të ardhurat dhe shpenzimet e kryera janë në sektorin e tatim-taksave, dogana, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në fushën e prokurimeve, shpenzimeve operative, në fushën e pagave, shpërblimeve, etj. Prokurimet dhe shpenzimet operative sipas raportimit të KLSH-së, mbajnë peshën kryesore të shkeljeve financiare të identifikuara.

Sipas një llogaritjeje të thjeshtë, nëse fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit u llogarit në shifrën rreth 1 miliardë dollarë, dëmi ekonomik të përllogaritur është 6 herë më i lartë.

Në analizën vjetor të KLSH për vitin 2019, të publikuar më 4 mars, kryetari Bujar Leskaj kërkoi nga qeveria rishikimin e kushteve për koncesionet. Për kreun e KLSH-së Leskaj, koncesionet apo kontratat e Partneritetit Publik Privat janë ndër shkaktarët kryesorë të dëmit ekonomik.

Pasi verifikuam shifrat e ish deputetes Tabaku lidhur me dëmin ekonomik të shkaktuar në buxhetin e shtetit për përiudhën 2014-2019, vendosëm që deklaratën e saj ta kategorizojmë “Të vërtetë”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img