BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookGoditja nga dielli dhe jo vaksinimi arsyeja e rrëzimit gjatë lojës të tenistit francez

Goditja nga dielli dhe jo vaksinimi arsyeja e rrëzimit gjatë lojës të tenistit francez

Pretendimi: Një tenist francez pësoi probleme shëndetësore gjatë ndeshjes prej vaksinimit

Verdikti: Mungon konteksti

Nuk ka asnjë provë se rrëzimi në fushë i tenistit francez, Arthur Cazaux është i lidhur me vaksinimin kundër Covid-19, siç pretendohet në postime të shpërndara në rrjetet sociale në vendin tonë.

Rrëzimi i një tenisti në fushë gjatë një ndeshjeje në Miami Open ka ngjallur një sërë teorish konspirative edhe në vendin tonë. Pretendohet se kjo gjendje e ti është e lidhur me vaksinimin kundër Covid-19.

Po ky tenisti francez, Artur Caseau, ç’pati, mo? Ky ishte dhe me 3 siguracione, mo, 3 herë i shpuar”- shkruan studiuesi i teorive konspirative Alfred Cako në profilin e tij në Facebook duke shoqëruar një video të momentit të rrëzimit në fushë të tenistit. Postimi ka mbi 13 mijë shikime dhe qindra komente.

Postimet e shpërndara në rrjetet sociale

Francezi Arthur Cazaux u rrëzua gjatë setit të tretë të ndeshjes, në përballjen kundër kundërshtarit të tij Harold Mayot, një bashkëkombës francez, më 18 mars.

Por, a ka lidhje rrëzimi i tij me vaksinimin kundër Covid-19?

Agjenti i Cazaux, Gerard Tsobanian tha për mediat franceze më 19 mars se 21-vjeçari po e rimerr veten pas një “goditje nga dielli” apo hipertermi.

Stephane Huet, trajneri i lojtarit, foli gjithashtu për mediat franceze, duke thënë se gjendja e Cazaux i shkaktoi një frikë të madhe, pasi lojtari humbi vetëdijen.

Testet spitalore zbuluan se Cazaux kishte dehidrim të rëndë, raportuan mediat franceze. Gjatë ditës së ndeshjes në Miami Gardens u regjistruan temperatura të larta, 33 gradë celcius, raportoi shërbimi meteorologjik. Është i njohur fakti që aktiviteti fizik nën diell shkakton nxehtësi në indet e trupit duke shkaktuar deri edhe meningjit aseptik, një infeksion truri.

Edhe vetë Cazaux bëri një reagim në rrjetin X mbi shëndetin e tij: “Një shënim i shkurtër për t’u njoftuar se ndihem më mirë. Sapo lashë spitalin në Miami, pasi kalova natën atje duke marrë trajtim dhe kryer një sërë analizash. Sot jam më mirë. Presioni i gjakut dhe zemra janë në gjendje të qëndrueshme. Në fund të fundit ishte më shumë frikë sesa dëm. Tani trupi im duhet të pushojë dhe shpresoj të rikthehem shumë shpejt në fushë. Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja mbështetëse dhe shihemi së shpejti.”

Edhe sipas verifikimeve të kryera nga kolegët e “Reuters”, nuk ka asnjë provë që gjendja e Cazaux ishte e lidhur me vaksinimin.

Rreziku kryesor nga vaksinat kundër Covid-19 është konstatuar në mpiksjen e gjakut duke sjellë goditje në zemër (Myocarditis and Pericarditis). Agjencia Amerikane e Shëndetit CDC ka konfirmuar vetëm nëntë vdekje të shkaktuara nga vaksinat COVID-19. Këto raste u shoqëruan për shkak të mpiksjes së gjakut të shkaktuar nga injektimi i Johnson & Johnson. Si rezultat, ajo vaksinë nuk është rekomanduar kryesisht nga zyrtarët e çështjeve të shëndetit. Pasoja të tjera nga vaksinat janë të rralla.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img