INVA HASANALIAJ

Në këto ditë të vështira për të gjithë, e sidomos për mjekët dhe punonjësit e policisë, edhe vlerësimi
e falenderimet nuk kanë munguar. Një gjest të tillë ka bërë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili
përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur falenderim përmes një fotoje. Deri këtu çdo gjë në
rregull.

Fotoja tregon një vajzë të vogël që i dhuron punonjësit të policisë një lule, të dy mbajnë një maskë. Duke parë me kujdes këtë foto, ne të “Faktoje” vumë re një detaj që nuk ‘shkonte’. Me disa nga mjetet më të zakonshme që ne përdorim për verifikimin e fotove bëmë një verifikim  dhe dalluam një manipulim. Vajza në të vërtetë nuk mban një maskë, por ajo është shtuar me photoshop .

Si e verifikuam foton?

1)  Mungesa e maskës, dallohet edhe me sy të lirë nga ngjyra dhe mungesa e lidhjes së zakonshme
pas veshit. Këtë gjë mund ta shikojmë ose duke e zmadhuar foton si në këtë rast:

Ose, për të qenë më të sigurt përmes përdorimit të programit “Forensically” i cili për verfikimin në
fjalë dha këtë rezultat.

(Në rastin e efektivit mund të shkohim qartë lidhjen e maskës pas veshit)

(në rastin e vajzës ajo mungon)

Një element tjetër që bie në sy është mungesa e hijes së vajzës, ndërkohë që ajo e efektivit është në
foto.

Mesazhi dhe simbolika që ministri Lleshaj ka dashur të përcjellë është tërësisht me vend në këto momente kritike, por a është vërtetë e nevojshme” që kjo të bëhet me foto të manipulurara?

“Faktoje” ka publikuar edhe më parë raste kur të tjerë politikanë kanë rënë ‘pre’ e photoshop, me ose pa dashje, është një gjykim i audiencës. Pak ditë më parë ne treguam sesi për të shmangur përphapjen e dezinformimit dhe panikut, secili nga ne mund të bëjë një kontroll të thjeshtë përmes programeve të veçanta për të kuptuar vërtetësinë e një videojë