George Soros viktimë e lajmeve të rreme për ndarjen nga jeta

684

Pretendimi: George Soros ka vdekur prej kohësh

Verdikti: E pavërtetë

————————————————–

Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon, sërish, pretendimi se miliarderi George Soros ka vdekur “prej kohësh”. Soros ka qenë prej kohësh shënjestër e një sërë teorish konspirative që e fajësojnë atë për një gamë gati të mbinatyrshme ligësish.

Si zakonisht, pretendimi nuk shoqërohet me ndonjë burim apo referencë. Ndërkohë, lajmi për vdekjen e Soros nuk është botuar në asnjë media ndërkombëtare apo vendase.

Kjo nuk është hera e parë që qarkullon pretendimi se Soros ka ndërruar jetë. Në 15 maj 2023, 93-vjeçari u detyrua të postonte në Twitter për të përgënjeshtruar lajmet se ai kishte vdekur.

“Thashethemet se unë kam pësuar një infarkt në zemër jane krejt të rreme. Jam gjallë dhe i shëndetshëm,” sqaroi Soros.

“Faktoje” ka verifikuar edhe më parë lajme të rreme që kanë shënjestruar miliarderin 93-vjeçar.