Foto e një proteste në mbështetje të Palestinës po shpërndahet në rrjet si të jetë në Berlin, Gjermani. Verifikimi i Faktoje zbuloi se foto në të vërtetë tregon një protestë në Islamabad, Pakistan.

———————————

Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po shpërndahet foto e një demonstrate në mbështetje të Palestinës me pretendimin se tregon protestues në kryeqytetin gjerman, Berlin.

“Ky nuk është Egjipti, Emiratet apo Arabia Saudite, ky është Berlini, Gjermania!” shkruan faqja Bota Islame në Facebook.

Në fakt, me anë të motorit të kërkimit të imazheve TinEye, Faktoje zbuloi se ky nuk është Berlini.

Foto e mësipërme është botuar në një artikull të tabloidit New York Post më 29 tetor, dhe ajo tregon “mbështetësit e partisë Jamaat-e-Islami në një tubim për të protestuar ndaj sulmeve izraelite në Gaza, në Islamabad më 29 tetor 2023.”

Sipas artikullit, mijëra mbështetës së partisë kryesore fetare në Pakistan u mblodhën në kryeqytetin Islamabad për të protestuar kundwr bombardimeve izraelite në Gaza. 

Kreu i partisë islamiste, Sirajul Haq, tha gjatë protestës se “vetëm dërgimi i barnave dhe ndihmave nuk është as mjaftueshëm, dhe nuk është as detyra e vetme e botës. Detyra e vërtetë, veçanërisht e liderëve myslimanë wshtw pwr të ndaluar dorën e agresorit”. Ai i bëri thirrje krerëve të botës islame të ngriheshin për Gazën, dhe të mbështeteshin tek zoti në vend që të mbesnin skllevër të Amerikës.

Ndërkohë, Berlini ka parë vërtet mijëra njerëzprotestuan në mbështjetje të Palestinës. Kjo përpos faktit që një numër demonstratash dhe protestash të planifikuara nuk u lejuan të mbaheshin nga policia gjermane, e cila ka dhënë si arsye “rrezikun e pashmangshëm” që këto grumbullime do të nxisin “sllogane antisemitike” dhe “glorifikim të dhunës”. Këto vendime janë kritikuar si shkelje të të drejtës demokratike për të protestuar.

Ky pretendim është përgënjeshtruar edhe nga kolegët tanë të Hibrid.info.