BallinaFaktometerE PavërtetëFoto e kryeministrit me bimën e kanabisit në dorë është montazh

Foto e kryeministrit me bimën e kanabisit në dorë është montazh

Në morinë e lajmeve që qarkulluan mbi takimet e zhvilluara në Bruksel për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, portalet shqiptare kanë shpërndarë foton e kryeministrit të vendit, ulur në shkallë e që po mban në dorë një bimë kanabis. Faktoje verifikoi imazhin nëpërmjet mjeteve për verifikimin e fotove online ku rezulton se është e montuar.

Aimona Vogli

Foto ku kryeministri i Shqipërisë shfaqet i ulur në shkallët zyrave të Bashkimit Evropian, duke mbajtur në dorë një bimë kanabis është e modifikuar me photoshop. Fotografia e bërë virale në një ditë shumë të rëndësishme për Shqipërinë, është shpërndrarë nga media të ndryshme online, ndër to dhe faqja neutrale.al. Në lajmin e postuar nga kjo media, është postuar dhe shpërndarë me dixhiturën me “Bimën e zemrës”.

Lajmi në neutrale.al

Lajmi i publikuar me titull “Berisha: Rama me bimën e zemrës”, shkruan vetëm së foton që kryeministri Rama e ka titulluar foto e ditës, lideri i opozitës e ka postuar me mbishkrimin me bimën e zemrës, por ka shpjeguar se kjo foto është e montuar dhe se është shpërndarë si një satirë e këtij të fundit.

Postimi në Facebook, Sali Berisha

Krahas këtij portal, kanë qenë mediat e tjera që e kanë marrë dhe e kanë publikuar dhe rishpërndarë foton, duke e bërë atë virale.

Titulli i një media shqiptare

Faktoje verifikoi nëpërmjet aplikacionin Forensically saktësisht se ku është modifikuar foto duke ndjekur këto hapa.

Fillimisht shkojmë në Google dhe kërkojmë Ferenscally. Pasi na hapet faqja ngarkojmë fotografinë në sistem. Ky program online ju jep mundësinë që nëpërmjet filtrave të verifikoni se në cilat pjesë është ndërhyrë në foto.

Ashtu siç duket qartësisht në filtra të ndryshëm që mundëson program, pjesa ku është ndërhyrë është pikërisht ajo e duarve.

Filtër 1

Filtër 2

Pas një kërkimi në faqen Tineye rezulton se foto ka dalë është publikuar në një shkrim albeu.com, i cili i referohet fotos zyrtare të publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, në ditën e hapjes së negociatave së Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Rama postoi një foto në profilin e tij në Facebook një foto të ulur në shkallë duke parë telefonin me dixhiturën: Photo of the Day.

Postimi i kreut të qeverisë Rama

Pas verfikimit të Faktojes, përfundimi është se foto e publikuar në portalet shqiptare është montazh me anë të photoshopit dhe ajo është ndarë si satirë nga kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri,

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img