.

.

BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookFoto e gjeneruar e Kate Middleton pas trajtimit në kimio nxit klikime në rrjet

Foto e gjeneruar e Kate Middleton pas trajtimit në kimio nxit klikime në rrjet

Pretendimi: Shokohet rrjeti nga foto e re e Kate Middleton pas sëmundjes

Verdikti: Mungon konteksti, tituj clickbait

Vjolanda Peca

U diagnostikua me kancer, foto e re e Kate Middleton trondit rrjetin”. Kështu njofton titulli i një shkrimi të portalit Pamfletit të publikuar në 2 qershor në profilin në Facebook. I njëjti titull i ngjashëm është ndarë gjithashtu edhe në mediatjera, duke nxitur interesin e lexuesve për të parë ndryshimin që ka pësuar anëtarja e familjes mbretërore pas sëmundjes së saj të rëndë.

Artikulli i publikuar mbi imazhin e ri të princeshës

Por të gjitha ata që kanë klikuar këto tituj janë gjendur përpara një surprize. Në brendësi të shkrimit, ndryshe nga titulli sqarohet se foto e re e Middleton që po qarkullon në rrjet është e krijuar nga Inteligjenca Artificiale.

Fotoja e krijuar më Inteligjencën Artificiale

Foto në fjalë, është një pamje e anëtares së familjes mbretërore me një shall në kokë, të ngjashëm me pacientët që trajtohen me kimioterapi dhe humbasin flokët.

Sipas artikujve, foto është publikuar fillimisht në një faqe fansash në Instagram të princeshë Dianës. “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë.

Disa media e kanë shpërndarë foton dhe pavarësisht se në përmbajtjen e artikujve thuhet se fotoja është e gjeneruar me AI, është përdorur një titull i ekzagjeruar që nxit kureshtjen e lexuesit për të klikuar.

Manipulimi mediatik përmes titujve me ngarkesë emocionale dhe fotove të gjeneruara nëpërmjet Inteligjencës Artificiale është një fenomen i përhapur. Një ndër taktikat manipuluese të mediave për të krijuar trafik të audiencës në faqet e tyre është nëpërmjet titujve të ekzagjeruar.

Pricesha e Uellsit dhe anëtarja e familjes mbretërore britanike është diagnostikuar me kancer, lajm i cili u bë publik në 22 mars të këtij viti.

Fotot e gjeneruara kanë kapacitetin të krijojnë imazhe shumë reale të cilat mund të manipulojnë perceptimin e publikut.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img