.

.

BallinaAktiviteteFaktoje trajnon studentë në 3 universitete, për dizinformimin dhe metodologjinë e verifikimit të fakteve

Faktoje trajnon studentë në 3 universitete, për dizinformimin dhe metodologjinë e verifikimit të fakteve

“Si të dallojmë dizinformimin” dhe “Metodologjia” që përdor Faktoje në verifikimin e fakteve, ishin dy prezantimet me të cilat u njohën studentë nga tre unversitete të ndryshme, gjatë trajnimeve të zhvilluara në datat 20, 21 dhe 24 tetor.

Në 24 tetor trajnimi i Faktoje mblodhi studentë të departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Studentët treguan interes të veçantë për mënyrën sesi zbatohet Ligji për të Drejtën e Informimit dhe cilat janë pengest kryesore me të cilat hasen gazetarët për marrjen në kohë të informacionit nga institucionet publike.

Pjesëmarrësit treguan disa raste në lidhje me vonesat në marrjen e përgjigjes nga institucione të ndryshme.

Studentët e gazetarisë u njohën me rastet tipike kur dizinformimi përdoret jo rrallë edhe nga zyrtarët, të cilët ‘joshin’ publikun me informacione, foto apo video të manipuluara duke krijuar një perceptim të gabuar tek qytetari, përmes propagandës. Por me përdorimin e mjeteve të thjeshta siç janë disa motorë kërkimi në internet, çdokush mund të verifikojë vërtetësinë duke shmagur dizinformimin.

Trajnimi me studentë të departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, 24 tetor

Më herët, në 21 tetor Faktoje zhvilloi trajnimin në fakultetin e Edukimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku disa prej pjesëmarrësve vinin nga dega e mësuesisë. Gjatë këtij takimi u fol edhe për rëndësinë që edukimi mediatik të shtrihet jo vetëm tek studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj, por tek një komunitet më i gjerë, duke nisur nga arsimi parauniversitar. Stundentët pjesëmarrës, u njohën me metodologjinë e punës së Faktoje, përmes artikujve të publikura mbi procesin e rindërtimit në Durrës, bashkia më e goditur nga pasojat  tërmetit të nëntorit 2019. Si ilustrim u sollën premtimet dhe deklartat në lidhje me afatet e zvarritura për strehimin e banorëve që mbetën pa banesë, si dhe shkollave dhe veprave të tjera madhore që u shkatërruan pas tërmetit.

Trajnimi në Universitetin e Durrësit “Aleksndër Moisiu”, 21 tetor 

Më 20 tetor Faktoje ishte në Universitetin “Beder” në Tiranë, me studentë të departamentit të komunikimit dhe gazetarisë. Ata u njohën, me mënyrat se si serviren informacionet dizinformuese, por edhe teknikat për dallimin e tyre përmes ilustrimeve nga puna e përditshme e Faktoje.

 

Trajnimi me studentët e gazetarisë në universitetin jo publik “Beder”, Tiranë, 20 tetor

Studentët e gazetarisë në universitetin jo publik “Beder” u njohën edhe me elementet kryesorë të edukimit mediatik, si mënyra efikase për ta përgatitur publikun të mendojë në mënyrë kritike para se të besojë lajmet e rreme, të cilat po sofistikohen gjithnjë e më shumë për të ‘peshkuar’ audiencën.

Cikli i trajnimeve me studentët është pjesë e projektit që Faktoje po zhvillon me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Faktoje ka kryer verifikime të thelluara mbi tri çështje madhore: Mjedisi, pasojat e COVID-19, dhe Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ekipi i Faktojes vijon të bashkëpunojë ngushtë dhe të ofrojë mundësi intership-i për studentët e gazetarisë, që janë të lidhur fort me faktet dhe verifikimin e tyre. Video, quizz-e, trajnime, por edhe evente alternative janë pjesë e këtij projekti, që në thelb kanë faktin dhe thellimin tonë drejt së vërtetës.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img