BallinaAktivitete"Faktoje", organizata e parë në Shqipëri që anëtarësohet në Rrjetin Ndërkombëtar të Organizatave Fact-Checking

“Faktoje”, organizata e parë në Shqipëri që anëtarësohet në Rrjetin Ndërkombëtar të Organizatave Fact-Checking

“Faktoje”, prej ditës së sotme, është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar të Organizatave Fact-Checking në botë.

IFCN, (International Fact-Checking Network) ka në rrjetin e saj tashmë 71 organizata ndërkombëtare që kanë në themel të punës së tyre verifikimin e fakteve sipas një metodologjie të standartizuar.

“Faktoje” është organizata e parë në Shqipëri (anëtare e IFCN) që ka si mision të saj verifikimin e premtimeve, deklaratave dhe veprimeve të zyrtarëve publike dhe subjekteve private që përfitojnë nga fondet publike.

Përmes punës sonë, synohet informimi me fakte të verifikueshme i publikut si dhe rritja e llogaridhënies ndaj zyrtarëve të lartë.

“Faktoje”, ashtu si edhe 70 organizata të tjera ndërkombëtare, tashmë është pjesë e këtij rrjeti që ka në qendër të misionit të saj verifikimin e fakteve, transparencën, pavarësinë, informimin dhe zhvillimin e demokracisë.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img