.

.

BallinaAktiviteteFaktoje dhe Ambasada e Hollandës, aktivitet me studentët e gazetarisë

Faktoje dhe Ambasada e Hollandës, aktivitet me studentët e gazetarisë

Këtë të premte, në Shtëpinë e Europës  në Tiranë një grup studentësh të gazetarisë ishin të ftuar në shfaqjen e dokumentarit “A thousand cuts”, që hedh dritë mbi punën e gazetares Maria Ressa, fituese e çmimit Nobel për paqen.

Para shfaqjes së dokumentarit, Studentët pjesëmarrës, pjesë e kursit fact checking që Faktoje po zhvillon në Universitetin e Tiranës, u përfshinë në një diskutim të hapur me këshilltaren politike të Ambasadës Hollandeze Elga Mitre dhe pjesëtarë të Faktojes.

*Elga Mitre duke biseduar me studentët e gazetarisë

“Është në qasjen e Ministrisë së Jashtme hollandeze që të promovojë të drejtat e njeriut, jo vetëm në vendin e saj, por edhe në vendet partnere. Filozofia e Movies that Matter, pra fima që kanë rëndësi është të nxisë debatin, reflektimin shoqëror i cili shpesherë anashkalohet, ndaj do të doja të kisha një opinion nga ju sesi e shikoni profesonin tuaj të ardhshëm, si e projektoni veten tuaj, duke parë sfidat që ka aktualisht sektori I medias.”-iu drejtua zonja Mitre studentëve.

Studentët shprehën pikëpamjet e tyre mbi klimën aktuale dhe pengesat për ushtrimin e profesionit të gazetarit.

“Nga dita në ditë mësoj historitë e gazetarëve të cilat nuk janë thjeshta. Mendoj se Shqipëria është njjë vend shumë pak i sigurt, sidomos për femrat gazetare.”-tha Eleni, studente e vitit të dytë të gazetarisë.

*Studentët gjatë aktivitetit

Diskutimi mbi sfidat e gazetarisë në Shqipëri ia la vendin të dokumentarit që ngjalli mjaft interes tek pjesëmarrësit. Ky dokumentar fokusohet tek puna e gazetares nga Filipinet Maria Ressa, publikimet e së cilës mbi mënyrën sesi presidenti Duterte dhe administrata e tij, kanë vendosur të luftojnë trafikun e drogës. Përpjekjet për t’i shkuar deri në fund të vërtetës, hasën në përndjekjen e gazetares Ressa dhe stafit të saj dhe dërgimin në gjyq të tyre. Filmi sjell dëshmi dhe fakte mbi mijëra të vrarë në rrugët e Filipineve, ku sipas gazetares ka edhe shumë të pafajshëm dhe fëmijë.

*Pjesë nga dokumentari i shfaqur për studentët 

Maria Ressa u nderua pak muaj më parë me çminin Nobel për Paqen, ndërsa vijon punën si drejtuese e faqes online të lajmeve Rappler. Simbolika e përbashkët mes Faktojes dhe Rappler është jo vetëm se drejtohen nga gra gazetare, por edhe sepse aderojnë në Rrjetin Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve (IFCN)

Prezantimi i këtij dokumentari u bë i mundur nga Ambasada Holandeze, me të cilën organizata Faktoje është duke bashkëpunuar në një projekt 2 vjeçar me fokus “Forcimin e Gazetarisë Fact checking”. Faktoje, ështe e para organizatë që çeli siparin e aktiviteteve të iniciuara këtë 3 dhjetor nga Ambasada Hollandeze dhe që do të vijojë deri më 18 dhjetor me shfaqjen e filmave të tjerë që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të grave në veçanti.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img