.

.

BallinaGjurmo Paranë“Fakto dhe ti”, ankesa e banores Ruse Haruni

“Fakto dhe ti”, ankesa e banores Ruse Haruni

Ina Allkanjari

Ruse Haruni banore në Durrës, është një prej dhjetra qytetarëve që kanë dërguar ankesën e tyre në “Fakto dhe ti”.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, erdhën verifikuan banesën dhe thanë që është e pabanueshme. Pasi kaloi një vit na thanë për bonus qiraje. Deri më tani kemi marrë vetëm 6 muaj bous dhe të tjerat nuk janë marrë akoma. Ne jetojmë në shtëpi me qira dhe do na nxjerrin në rrugë sepse i zoti i shtëpisë kërkon lekët. Kërkoj një çati sipër kokës sepse këtu nuk jetohet”, tregon për Faktoje.
Për të mbështetur familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, Faktoje i ka përcjellë ankesat e qytetarëve të ardhura në “Fakto dhe ti”, në institucionet përgjegjëse në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të marri zgjidhje që kërkohet ligjërisht.

Nëse keni një problematikë të lidhur me procesin e rindërtimi, na shkuaj ne faqen www.faktoje.al në aplikacionin “Fakto dhe ti”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img