BallinaDeklarataErvin Bushati: Në Kukës për 4 vite kemi investuar dy herë më shumë se qeveria Berisha

Ervin Bushati: Në Kukës për 4 vite kemi investuar dy herë më shumë se qeveria Berisha

KLEVIS PALOKA

Në 4 vite në qarkun e Kukësit janë investuar 30 milionë euro në vepra publike, është dy herë më shumë se 8 vitet e qeverisë Berisha”, kështu deklaronte në emisionin “ Top Show”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati.

Duke u nisur nga kjo deklaratë e deputetit socialist, “ Faktoje”, dërgoi një kërkesë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ta pyetur se sa është shuma e shpenzuar për qarkun e Kukësit që nga viti 2005 deri në vitin 2017.

Ministria e Financave na dërgoi një listë me shumat e shpenzuara për çdo vit në veprat publike për qarkun e Kukësit që nga viti 2005 deri në vitin 2017. Sipas llogaritjeve të bëra, rezulton së që nga viti 2005 deri në vitin 2013, qeveria Berisha ka investuar 2.1 miliarde lekë, ndërsa qeveria Rama nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka investuar në qarkun Kukës 1.2 miliardë lekë.

Nëse qeveria Rama do të kishte investuar dyfishin, siç pretendon Bushati, shifra duhet të ishte 4.2 miliardë lekë, ndërkohë që është vetëm 1.2 miliardë lekë.

Gjithashtu, Bushati në po të njëjtën deklaratë thotë se investimi është 30 milionë euro dhe e konvertuar kjo në lekë, përkon me shifrën 3.7 miliardë lekë, që nuk  përputhet me përgjigjen e dhënë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Duke u nisur nga përgjigja e Ministrisë së Financave,shihet qarte se investimet e qeverisë Rama nuk janë dy herë më shumë se investimet e qeverisë Berisha kështu që deklaratën e Ervin Bushatit do ta kategorizojmë si GËNJESHTËR.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img