.

.

BallinaDeklarataEdi Rama: Berati u vizitua nga 13 mijë turistë në 2013 dhe nga 74 mijë vitin e shkuar

Edi Rama: Berati u vizitua nga 13 mijë turistë në 2013 dhe nga 74 mijë vitin e shkuar

 

KLEVIS PALOKA

13 mijë ishin turistët e numëruar në vitin 2013 në qytetin e Beratit dhe 74 mijë ishin vitin e shkuar”, kështu deklaronte Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projekteve të reja zhvillimore për Beratin .

Duke u nisur nga kjo deklaratë, “ Faktoje”, dërgoi një kërkesë për informacion drejtuar Bashkisë Berat për ta pyetur në lidhje me numrin e turistëve që kanë vizituar qytetin e Beratit nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Sipas Bashkisë Berat numri i turistëve që kanë vizituar qytetin e Beratit në vitin 2013-të ishte rreth 23 mijë ndërsa Rama shprehej se vetëm 13 mijë turistë e kishin vizituar Beratin gjatë vitit në fjalë. Ndërsa për vitin 2017-ën, po sipas Bashkisë Berat numri i turistëve arriti në 74 mijë, shifër që përputhet me atë të kryetarit të mazhorancës.

Por duke qënë se një nga shifrat e Kryesocialistit Rama nuk përputhet me të dhënat e Bashkisë Berat, pra shifra e dhënë për numrin e turistëve në 2013-ën,  këtë deklaratë do ta kategorizojmë si GJYSMË TË VËRTETË.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img