BallinaFaktometerE PavërtetëE rreme deklarata vetëfajësuese e Soros për shkatërrimin e SHBA

E rreme deklarata vetëfajësuese e Soros për shkatërrimin e SHBA

Një citat i pretenduar i biznesmenit George Soros në të cilin ai shprehet se urren Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qarkullon në internetin shqipfolës. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se nuk ka prova se Soros ka dhënë ndonjëherë një deklaratë të tillë.

—————————

George Soros është vendosur në shënjestër të shumë teorive konspiracioniste, por asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë prej këtyre akuzave. Megjithatë, një foto e shoqëruar me një citim të tij, e cila po qarkullon në mediat sociale shqipfolëse, pretendon se Soros ka thënë për gazetën amerikane Newsweek, në vitin 1979, “Unë e kam bërë mision të jetës time shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara. Unë e urrej këtë vend si dhe njerëzit e këtij vendi!”

Imazhi me citatin e pretenduar të George Soros

Ky imazh është thjesht shqipërim i versioneve më të hershme të këtij citati që kanë qarkulluar në gjuhën angleze të paktën që nga viti 2010.

I njejti citat i pretenduar i George Soros në anglisht

Versioni i vitit 2010 pretendon se George Soros ka thënë “shkatërrimi i Amerikës do të jetë kulminimi i punës së jetës sime,” por jo për gazetën amerikane Newsweek, por për gazetën australiane The Australian, pa specifikuar se kur. 

Në një intervistë të vitit 2009, George Soros tha për The Australian se kulminimi i punës së jetës së tij do të ishte zgjidhja e krizës financiare (të 2008), librat që po shkruante, dhe puna e tij me Fondacionin Soros. Në asnjë pjesë të intervistës ai nuk pati “guximin e çmendur” të deklaronte se puna e jetës së tij do të kulminonte me shkatërrimin e ShBA.

Sa i përket versionit që i atribuohet gazetës Newsweek në postimet online, kolegët tanë të Politifact dhe Reuters kanë hulumtuar tashmë arkivat e gazetës të vitit 1979 dhe nuk gjetën asnjë deklaratë të tillë nga George Soros.

*Lajmi publikohet në kuadër të bashkëpunimit mes Faktoje dhe Facebook për të luftuar dizinformimin
Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img