Home Pertej Verifikimi i lajmeve në Facebook E ricikluar foto e përmbytjeve apokaliptike në Gjermani

E ricikluar foto e përmbytjeve apokaliptike në Gjermani

0
E ricikluar foto e përmbytjeve apokaliptike në Gjermani

Pretendimi: Kjo foto tregon përmbytje në një qytet gjerman në qershor 2024.

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————

Artikulli i portalit kercova.net jep lajmin se një qytet gjerman ka shpallur “gjendjen katastrofale” si pasojë e reshjeve të rënda dhe të vazhdueshme.

Artikulli flet për qytetin e Regensburgut në Gjermani i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 4 qershor pas përmbytjeve që shkaktoi fryrja e lumit Danub në Gjermaninë jugore. Imazhi i makinave të marra përpara nga reshjet dhe tonet bombastike në titull kanë ndikuar që artikulli i ndarë në Facebook të ketë mbi 454 mijë shikime në pak ditë. 

Abonohu në newsletter

Merr lajmet më të fundit direkt në email.

Megjithatë, me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search, Faktoje zbuloi se foto e përdorur në artikull nuk tregon pamje nga përmbytjet në Gjermani.

Faktoje gjeti se foto e mësipërme është nga 10 vite më parë, dhe tregon pamje nga përmbytjet në Genoa, Itali në Tetor 2014.