BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE manipuluar video që tregon Biden duke fjetur gjatë përkujtimores për Hawaiin

E manipuluar video që tregon Biden duke fjetur gjatë përkujtimores për Hawaiin

Një video me cilësi të ulët po përdoret në rrjete sociale për të pretenduar se presidentin amerikan Joe Biden e zuri gjumi gjatë një përkujtimorje për viktimat e zjarreve në Maui. Verifikimi i “Faktoje” tregon se video është manipuluar. 

——————————

Në rrjetet sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po shpërndahet një video që duket se tregon presidentin amerikan Joe Biden duke e zënë gjumi gjatë një ceremonie. Kjo video shoqërohet me pretendimin se Biden ka qenë duke fjetur gjatë ceremonisë përkujtimore për viktimat e zjarreve në Hawaii.

“Faktoje” zbuloi se klipi i mësipërm është shkëputur vërtet nga një transmetim i ceremonisë përkujtimore për viktimat e zjarreve në Hawaii.

Megjithatë, siç duket në videon origjinale këtu, Biden nuk ka qenë në gjumë por thjesht duke parë poshtë. Në një pjesë të videos, kur Biden duket në videon origjinale duke pohuar me kokë, klipi i mësipërm nuk e tregon këtë por shfaq në vend të tij një person tjetër të publikut.

Më poshtë gjeni një krahasim mes videos origjinale, në të majtë dhe asaj të manipuluar në të djathtë.

Video origjinale (majtas) dhe video e manipuluar (djathtas)

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img