E manipuluar video e presidentit Biden me sjellje të pahijshme ndaj fëmijëve

657

Në rrjete sociale po qarkullon një video që tregon presidentin e SHBA-së Joe Biden duke i pëshpëritur një koment të papërshtatshëm një fëmije. Verifikimet tregojnë se video është ndryshuar në mënyrë dixhitale, pasi në materialin origjinal nuk dëgjohet asnjë koment i tillë.

Përdorues të ndryshëm të rrjeteve sociale po qarkullojnë një video të shkëputur nga Tik-Tok që tregon presidentin e SHBA-ve Joe Biden duke u përkulur drejt një fëmije duke i pëshpëritur diçka në vesh.

“Më lër të të pëshpërit një sekret, je një fëmijë seksi. Mos i trego mamit atë që të thashë.”

Ndërsa në një tjetër version të klipit të shpërndarë në facebook, një përdorues shkruan: “A dëshiron SEKS!!!”

Verfikimet tregojnë se video që po qarkullon në rrjete sociale është e modifikuar. Kolegët tanë të verifikimit të fakteve nga Reuters kanë verifikuar se klipi është shkëputur nga video origjinale e cila është ngarkuar nga nëna e fëmijës më 9 qershor 2023.

Në videon origjinale Biden dëgjohet duke thënë: “Më lër të pëshpërit një sekret … mos i trego mamit atë që të thashë”, por komenti seksist nuk dëgjohet dhe është shtuar më pas gjatë modifikimit.

Nëna e fëmijës tha për kolegët e Reuters që kanë verifikuar gjithashtu këtë material video se klipi original ishte filmuar nga ajo.

Video është realizuar gjatë eventit ‘Fort Liberty’, në Karolinën e Veriut më 9 qershor, ku presidenti Joe Biden ishte prezent.(këtu).