BallinaFake newsDezinformimi në kohë krizashE manipuluar video e gazetarëve të CNN që aktrojnë nën bombat në Gaza

E manipuluar video e gazetarëve të CNN që aktrojnë nën bombat në Gaza

Një video që tregon gazetarë të CNN duke u strehuar nga raketat pranë kufirit Izrael-Gaza po shpërndahen në rrjet me pretendimin se është inskenim. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se video është manipuluar.

—————————————–

Në rrjete sociale po shpërndahen pamje filmike të gazetarëve të CNN duke kërkuar strehë nga raketat në kufirin e Izraelit dhe Gazës. Gjatë videos dëgjohet një zë që duket sikur po i udhëzon gazetarët si të aktrojnë. Si rrjedhojë, kjo video po qarkullon me pretendimin se CNN e ka inskenuar këtë kronikë.

Verifikimi i Faktoje gjeti se kronika origjinale e CNN e 9 tetorit nuk përmban zërin që drejton ‘aktrimin’ e gazetarëve.

Klipi që po qarkullon online, në cepin e sipërm majtas, përmban logon e një faqeje të quajtur “The Quartering”. Ai është postuar në Twitter nga llogaria me të njejtin emër, më 11 tetor.

Në një tjetër postim në Twitter, llogaria The Quartering pranoi se zëri që i ishte mbivendosur videos nuk ishte i vërtetë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img