Një video që po qarkullon në internet tregon presidentin amerikan Joe Biden në sektorin e librave për demencën të një librarie. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se kjo video është manipuluar duke i mbivendosur shenjën “Libra për Demencën” një videoje të vjetër të Biden.
——————————-
Në rrjete sociale po shpërndahet një video e presidentit të ShBA Joe Biden në një librari, duke parë libra nga sektori i librave për demencën.
Tabela në të djathtë shkruan “ushtrime truri për demencën”
Megjithatë, nga një kërkim me anë të motorit të kërkimit të imazheve Google Reverse Image Search rezulton se kjo video është e manipuluar.
Video origjinale është e mbi 10 viteve më parë. Ajo është filmuar në Nëntor 2021, kur atëhere zëvendës-presidenti Biden ndaloi në një dyqan në Washington D.C. për të blerë libra për fëmijë.
Video origjinale
Siç vihet re në imazhin e mësipërm, Biden nuk ka qenë duke parë libra me ushtrime truri për demencën. Tabela i është mbivendosur videos origjinale, padyshim në një përpjekje për tu tallur me moshën e presidentit Biden, një shaka e rëndomtë tashmë në internet.