Lapsusi i zv.presidentes së ShBA nxit konspiracionin për ndryshimet klimatike

432
US Vice President Kamala Harris speaks during the conclusion of the Investing in America tour at Coppin State University in Baltimore, Maryland, on July 14, 2023. US Vice President Kamala Harris spoke about a $20 billion investment in a national clean financing network and clean energy projects as part of the Inflation Reduction Act. (Photo by SAUL LOEB / AFP)

Një lapsus i zëvendëspresidentes amerikane Kamala Harris gjatë prezantimit të një investimi në programet e energjisë së pastër, po keqinterpretohet në rrjete sociale duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë si qëllim zvogëlimin e popullsisë për të luftuar ndryshimin e klimës. 

Në ndalesën e saj të fundit, në kuadër të turneut të ashtuquajtur “Investing in America” të administratës Biden, zëvendëspresidentja Kamala Harris foli më 14 korrik në Universitetin Shtetëror Coppin në Baltimore, Maryland. Ndërsa ishte atje, Harris njoftoi një investim prej 20 miliardë dollarësh në projekte për energjinë e pastër. 

Gjatë fjalimit të saj, Harris tha: “Kur investojmë në energji të pastër dhe automjete elektrike dhe zvogëlojmë popullsinë, më shumë nga fëmijët tanë mund të marrin ajër të pastër dhe të pinë ujë të pastër”.

Transkripti zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tregon se në këtë fjalim Harris ka bërë një lapsus. Ajo kishte ndërmend të thoshte “ulni ndotjen”, jo “ulni popullsinë”. Në anglisht fjala “population” (popullsi) dhe “pollution” (ndotje) janë të ngjashme.

 Transkripti zyrtar i fjalimit e jep këtë korrigjim në kllapa së bashku me formulimin origjinal.

Burimi: Shtëpia e Bardhë (https://www.whitehouse.gov/briefing-room/speeches-remarks/2023/07/14/remarks-by-vice-president-harris-on-combatting-climate-change-and-building-a-clean-energy-economy/)

Disa media pranë republikanëve e kanë shpërndarë videon e gabimit të saj pa përmendur korrigjimin duke nxitur një valë postimesh në mediat sociale që shpërndajnë informacion të pasaktë.

Për shembull, në një postim që është ndarë video shkruhej: “Shiko: Kamala Harris pranon se qëllimi i saj është të zvogëlojë popullsinë për të luftuar ‘ndryshimin klimatik'”. 

Edhe një përdorues i rrjetit social Facebook në Shqipëri ka ndarë pretendimin e rremë. 

‘Kamala Harris bëri thirrje publike për zvogëlimin e popullatës. Viteve të fundit në qarqet gobaliste gjithnjë e më shumë është e pranishme teza për “zvogëlimin e popullatës”, ndërsa liderët globalist as nuk fshehin idetë e tyre, viktimë e të cilës është popullsia globale.’, shkruan ndër të tjera ky përdorues në Facebook, teksa ndan një fotografi të zëvendëspresidentes të SHBA-ve.

Edhe konservatorja New York Post raportoi për gabimin e zëvendëspresidentes – duke e quajtur atë një “gafë” – dhe pranoi korrigjimin e Shtëpisë së Bardhë. 

Kolegët tanë të verifikimit të fakteve nga Factcheck.org kanë kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë dhe zyrën e Harrisit për koment, por ata nuk janë përgjigjur. Por një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj “Lad Stories” dhe konfirmoi se Harris kishte për qëllim të thoshte “ndotje”.