Imazhi i një kopertine të revistës Time që paralajmëron për ftohjen globale po qarkullon në rrjet për të pretenduar se ngrohja globale është një problem real. Verifikimi i Faktoje zbuloi se imazhi është i manipuluar. Kopertina origjinale e Time ishte një paralajmërim për ngrohjen gobale.

—————————————–

Mohuesit e ngrohjes globale po shpërndajnë një imazh që duket se krahason një kopertinë të revistës amerikane Time nga viti 1977 me një kopertinë nga viti 2008. Ndërsa kopertina e vitit 1977 mban titullin “Si t’i mbijetosh Epokës së Akullnajave që po vjen” ndërsa ajo e vitit 2008 mban titullin “Si të fitosh luftën kundër ngrohjes globale.”

Kjo disonancë shërben për të hedhur dyshime mbi vetë ekzistencën e fenomenit të ngrohjes globale. Kështu, imazhi shoqërohet me tekstin: “Kur ekzaktësisht i njejti grup “ekspertësh” që pretenduan se kishte ftohje globale në 1977 tani pretendojnë që ka ngrohje globale, mund të shohësh kollaj se pse jam skeptik”

Imazhi i kopertinës në të majtë, e cila tregon një pinguin, ka të paktën që në vitin 2010 që qarkullon në rrjete sociale.

Megjithatë, kopertina me pinguin nuk shfaqet në arkivin e kopertinave të revistës Time për vitin 1977, të cilat mund të gjenden këtu.

Ajo gjendet në arkivin e Time për vitin 2007, ama, megjithëse jo ekzaktësisht në versionin që po qarkullon online.

Në vend të titullit që paralajmëron për ftohjen globale, kopertina me pinguin, e Prillit 2007, në të vërtetë mban titullin “Udhërrëfyesi i Mbijetesës ndaj Ngrohjes Globale” dhe nëntitullin “51 gjëra që mund të bëni për të bërë një ndryshim”.

Artikulli në brendi, i shkruar nga Jeffrey Kluger, shqyrtonte veprimet që mund të ndërmerreshin për të luftuar ngrohjën globale.
Vetë revista Time ka botuar dy artikuj që përgënjeshtrojnë ekzistencën e kopertinës që paralajmëron ftohjen globale, një në 2013 dhe një në 2017.