BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE keqinterpretuar video e deputetit gjerman që thith “drogë” në parlament 

E keqinterpretuar video e deputetit gjerman që thith “drogë” në parlament 

Një video që po qarkullon në rrjete sociale pretendohet se tregon një eurodeputet duke konsumuar kokainë në Parlamentin Europian. Verifikimi i “Faktoje” zbuloi se personi në video nuk është pjesë e PE dhe po konsumon pluhur duhani, jo kokainë.

————————————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po shpërndahet një video që tregon një burrë të veshur me kostum, në një ambjent që ngjan si sallë parlamentare, duke thithur me hundë një substancë nga dora e tij. Video shoqërohet me pretendimin se “ka bërë skandal në BE sa i përket konsumimit të supozuar të kokainës në Parlamentin Europian”.

Me anë të një kërkimi me motorin e kërkimit të imazheve Google Images, “Faktoje” zbuloi se personi në video është politikani gjerman Jens Maier.

Jens Maier, personi në videon e mësipërme

Sipas biografisë së tij në faqen zyrtare të Bundestagut, Maier nuk ka qenë kurrë pjesëtar i Parlamentit Europian. Ai u bë pjesë e parlamentit gjerman në 2017, si deputet i partisë së djathtë Alternative für Deutschland (AfD) por e humbi këtë pozicion pas zgjedhjeve të 2021.

Siç kanë vërejtur dhe kolegët e Facta, karriget dhe tryezat e sallës së treguar në video përngjajnë me ato të Bundestagut gjerman dhe jo ato të Parlamentit Europian.

Kështu, video e mësipërme nuk tregon një eurodeputet, por ish-deputetin gjerman Jens Maier në Bundestagun gjerman. Video nga seanca e 19 qershorit 2020 në Bundestag tregojnë nga një kënd tjetër atë çka tregon dhe video e mësipërme

videon origjinale nga është marrë klipi që po shpërndahet në internet, si rrjedhojë e cilësisë më të mirë të figurës, duket se substanca që Maier thith është ngjyrë kafe e errët.

Sa i përket substancës që Maier po konsumon, megjithëse nuk mund të dihet me siguri çfarë është, komentues në rrjete sociale kanë spekuluar se mund të jetë pluhur duhani. Kjo, sepse, Maier e ka përshkruar më parë pluhurin e duhanit si një nga dobësitë e tij më të mëdha.

Pluhuri i duhanit thithet përmes hundës dhe është i ligjshëm për përdorim vetjak në BE.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img