BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE keqinterpretuar “prova satelitore” që zjarret në Kanada ishin të qëllimshme

E keqinterpretuar “prova satelitore” që zjarret në Kanada ishin të qëllimshme

Disa imazhe satelitore po ndahen në mediat sociale si provë e vendosjes së qëllimshme të zjarreve në Kanada. “Faktoje” verifikoi se këto pamje nuk dëshmojnë një sulm të koordinuar për zjarrvënie.

Postime të shpërndara në rrjetet pretendojnë se zjarret në Kanada janë vënë nga dora e njeriut qëllimisht dhe jo nga ndryshimet klimatike.

Ndezin zjarret vetë, duke djegur tokën dhe pyjet dhe duke vrarë çdo gjë të gjallë përreth, me të vetmin qëllim për t’u mbushur mendjen idiotëve që zjarret shkaktohen nga ndryshimet klimaterike për të avancuar axhendat e tyre kriminale.”-shkruajnë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Publikimi është shoqëruar edhe me një video ku thuhet se pamjet e marra nga satelitët mbi Quebec në 2 qershor tregojnë se zjarret ndizen në të njëjtën kohë dhe në sinkron të plotë.

Mirëpo, si qëndron e vërteta e kësaj katastrofe që përfshiu pyjet e Kanadasë? Sipas kolegëve të verifikimit të fakteve të Reuters, pamjet e satelitëve që u bënë virale tregojnë zjarre paraekzistuese që u përhapen me shpejtësi brenda pak orëve, rreth pasdites së 2 qershorit për shkak të erës.

Për më tepër, ekspertët e zjarreve të kontaktuar nga Reuters thanë se duke pasur parasysh kombinimin e kushteve të ndryshme të motit, këto zjarre të vrullshme të ndodhura më 2 qershor nuk ishin të papritura.

Përpos kësaj, videot tregojnë imazhe satelitore të gjurmuara nga “College Of DuPage” në Illinois, të cilat tregojnë një pamje të të gjithë kontinentit online. Ai përmban një shënues të gjelbër në fund që përshpejton gjatë disa orëve të pamjeve satelitore, kur shtypni komandën ‘play’.

Gilbert Sebenste, analist i mbështetjes së meteorologjisë në Kolegjin e DuPage, tha në një email për Reuters se videot tregojnë faqen e internetit të DuPage dhe dikë: “duke e lëvizur me shpejtësi shiritin e animacionit, para-mbrapa, gjë që e bën të duket sikur zjarret shpërthyen menjëherë”.

Shpërthimi i zjarreve ishte me të vërtetë i shpejtë, por ai nuk ishte i menjëhershëm”, tha Sebenste.

James Randerson, profesor i Shkencës së Sistemit të Tokës në UC Irvine, theksoi në një email për Reuters se zhvillimi i zjarreve nuk është i papritur kur kemi periudha të vazhdueshme moti të nxehtë dhe të thatë, duke shtuar se zjarre të tilla nuk shfaqen në çast.

Deri në mëngjesin e 2 qershorit, u raportua se kishte plot 114 zjarre aktive në Quebec, nga të cilat një pjesë e madhe u shkaktuan nga disa rrufe që goditën një ditë më parë zonën pyjore.  

Sipas agjencisë qeveritare, “Natural Resources Canada”, rrufetë janë përgjegjëse për 45% të zjarreve në pyje në të gjithë vendin dhe ato shpesh shfaqen në grupime.

Është e padiskutueshme që ka pasur një stuhi masive rrufesh që kaloi natën e 1 qershorit pikërisht në vendet ku filluan zjarret,” tha Chris Stockdale, shkencëtar i kërkimit të zjarrit në Shërbimin Pyjor Kanadez.

Mathieu Bourbonnais, asistent profesor i tokës, mjedisit dhe shkencave gjeografike në Universitetin e “British Columbia” tha gjithashtu se nuk është e pazakontë që rrufetë të ndezin zjarre të shumta.

Nuk është e pazakontë të shohësh zjarre në një periudhë prej gjashtë orësh ose një dite duke përshkruar mijëra hektarë”, sqaroi ai.

Reuters raportoi se Kanadaja është për vitin e saj më të keq të shkatërrimit nga zjarret, pasi thatësira pritet të vazhdojë për muaj të tërë, ndërsa Quebec është ndër zonat më të prekura, ku sipas të dhënave të Qendrës Kanadeze të Zjarrit Ndërinstitucional të Pyjeve (CIFFC)  ka pasur 424 zjarre aktive deri më 9 qershor.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img