BallinaPertejVerifikimi i lajmeve në FacebookE keqinterpretuar foto provë e manipulimit të mediave për ngrohjen globale

E keqinterpretuar foto provë e manipulimit të mediave për ngrohjen globale

Mediat në Francë nuk po manipulojnë të dhënat për temperaturën, siç pretendojnë postime të shpërndara në rrjetet sociale. Faktoje verifikoi se pamjet e përdorura si provë i përkasin një dite më parë dhe kjo është sqaruar edhe nga kronika e televizionit.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale më 25 korrik pretendojnë se mediat po mashtrojnë audiencën për sa i përket rritjes së temperaturave në Francë. Ata paraqesin një foto, ku në njërën anë duket termometri i një farmacie që tregon temperaturëm 32 gradë celcius ndërkohë që titujt në pjesën e poshtmë të televizionit tregojnë temperaturën 42 gradë.

Termometri tregon 32, po se i shtojnë një 10 dhe e bëjnë 42 në TV, nuk bëhet kijameti. TV për delet është burim informacioni”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.

Postimi i shpërndarë në rrjetet sociale

Titulli në frëngjisht i lajmit në foto thotë: “Më shumë se 42 gradë në Korsikë”. Nga një kërkim online nëpërmjet mjeteve të verifikimit të fotove, rezulton se imazhi online është shkëputur nga një kronikë e transmetuar në CNEWS më 18 korrik të këtij viti. Kronika fokusohet në parashikimin e temperaturës për të gjithë ishullin e Korsikës atë ditë, duke vënë në dukje se shërbimi kombëtar meteorologjik francez “Météo-France” priste që temperaturat të rriteshin mbi 40 gradë celsius.

Nëse do të shohim me detaje (në sekondën 01) videon, vihet re se lart në të majtë të ekranit, CNEWS ka shkruar se pamjet ku duket farmacia 32 gradë celcius, janë xhiruar një ditë më parë, pra më 17 korrik.

CNEWS e ka titulluar fotografinë në “Bastia (Haute-Corse) Hier” që nënkupton në “Dita e djeshme në Bastia (Hause-Corse).

Gjithashtu, kolegët e verifikimit të fakteve të Reuters konfirmuan vendndodhjen në Bastia, një komunë në Korsikë, duke përdorur imazhet e “Google Street View”.

Thomas Goussard, redaktor i CNEWS të Canal+ Groups, i tha Reuters se pamjet ku dukej farmacia në Bastia ishin regjistruar më 17 korrik dhe u përdorën për të ilustruar transmetimin e 18 korrikut rreth parashikimit të motit.

Ky pretendim është verifikuar edhe nga kolegët e “Facta News”, të cilët konfirmuan se imazhi nuk vërteton se në Francë mediat manipulojnë të dhënat për temperaturat.

Ilda Hoxha
Ilda Hoxha
Gazetare Ka përfunduar studimet në nivelin “Bachelor” për “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” në “Universitetin e Tiranës” dhe studimet në nivelin “Master Shkencor” në drejtimin “Marketing Mediatik”. Ka punuar si gazetare në “Top Albania Radio” në periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Ka punuar si gazetare në “Gazetën Shqip” në print për çështjet sociale në periudhën dhjetor 2014- korrik 2016. Në periudhën shkurt 2015-gusht 2017 ka punuar për “Votra Magazine”, ku ka mbuluar pjesën e marketingut të saj, por edhe shkrimin e artikujve me karakter kulturor dhe promovues për Shqipërinë. Ka punuar si redaktore në “Gazetën Shqip Online” në periudhën korrik 2016-deri më 19 maj 2021. Në periudhën qershor-gusht 2021 ka punuar si gazetare në emisionin “Pushime On Top” në Top Channel.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img