BallinaDezinformimi në kohë krizashSulmet në GazaE keqinterpretuar deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për zero civilë të vrarë në Gaza

E keqinterpretuar deklarata e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për zero civilë të vrarë në Gaza

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë nuk deklaroi se numri i civilëve të vrarë në Gaza është zero. Në të vërtetë, John Kirby tha se zero është numri ideal i vdekjeve civile.

———————————————–

Në rrjete sociale po qarkullon video e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Kirby, shoqëruar me pretendimin se ai ka deklaruar se “numri i civilëve të vrarë në Gaza është zero.”

Klipi i mësipërm duket se është marrë nga një konferencë për shtyp e mbajtur në 26 janar.

Më 26 janar 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) urdhëroi Izraelin të merrte masa për të parandaluar aktet e genocidit gjatë luftës në Gaza, pas shqyrtimit të çështjes së sjellë nga Afrika e Jugut. 

Në klip, Kirby dëgjohet të thotë: 

“Dua të jem shumë i qartë – dhe e di që e kam thënë këtë një milion herë, dhe ju me gjasa jeni lodhur – por kjo nuk do të thotë që ne justifikojmë sikur edhe një jetë të pafajshme të humbur. Numri i duhur i vdekjeve të civilëve është zero.”

Kjo deklaratë mund të gjendet edhe në zbardhjen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Pra, siç kuptohet nga deklarata e plotë, Kirby nuk po pretendonte se numri i civilëve të vrarë në Gaza është 0. Ai po thoshte se numri i vdekjeve civile në Gaza, dhe në përgjithësi, duhet të jetë zero. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i të vrarëve si pasojë e goditjeve izraelite ka kaluar 27 mijë.

Pustina Patris
Pustina Patris
Gazetare Përpara se t’i bashkohej Faktoje, ka punuar si gazetare për faqen angleze të “Exit News”, si producente e emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania dhe, si data journalist në të njëjtin televizion. Ajo është diplomuar për Histori në Brown University në SHBA.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img