Pretendimi: Ky imazh tregon një grua nga Florida e Jugut që lindi një djalë me ngjyrë dhe pretendoi se pirja e tepërt e kafesë gjatë shtatzënisë bëri që ai të lindte me lëkurë të zezë
Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI
———————————————————————
Një imazh që ka marrë mbi njëmijë pëlqime në Instagram pretendohet se tregon një grua nga Florida e Jugut që lindi një djalë me ngjyrë dhe pretendoi se pirja e tepërt e kafesë gjatë shtatzënisë bëri që ai të lindte me lëkurë të zezë.

Megjithëse postimi pretendon se ngjarja ka ndodhur në Floridën e Jugut, në ShBA, nuk jepet asnjë informacion, burim apo referencë identifikuese që e mbështet këtë pretendim.
Kjo sepse e gjithë historia është një trillim humoristik. Faktoje nuk gjeti asnjë raportim të besueshëm se një ngjarje e tillë ka ndodhur vërtet.
Ndërsa imazhi që pretendohet se tregon familjen e re në fjalë, në të vërtetë është gjeneruar me anë të programeve të intelingjencës artificiale (AI).
Kjo konfirmohet edhe nga mjeti zyrtar i verifikimit të OpenAI, i cili identifikon imazhet e krijuara me inteligjencë artificiale përmes pranisë së teknologjisë SynthID.

Rezultati konfirmoi se fotografia përmban një gjurmë SynthID me origjinë nga OpenAI, çka tregon se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale.
SynthID është projektuar për t’i mbijetuar modifikimeve të zakonshme të imazheve, si prerja, ndryshimet e ngjyrave, fotografimi i ekranit apo kompresimi i skedarëve, duke e bërë të mundur gjurmimin e origjinës së përmbajtjes së gjeneruar.






