BallinaAktiviteteDisinformimi, sfida që bashkoi verifikuesit rajonalë të fakteve

Disinformimi, sfida që bashkoi verifikuesit rajonalë të fakteve

Zhvillohet në Tiranë konferenca ndërkombëtare “Facing the facts in Balkans & Beyond” nga “Faktoje” në bashkëpunim me USAID dhe Ambasadën Britanike. Nga data 5 deri në 7 qershor, gazetarë dhe drejtues të mediave të ndryshme fact-checking apo investigative do të diskutojnë sfidat e gazetarisë e cila përballet çdo ditë me disinformimin.

Në fjalën e hapjes së konferencës Leyla Moses-Ones, e dërguara me punë e Ambasadës Amerikane theksoi se: “Shqyrtimi i fakteve luan një rol vendimtar për të zbuluar paragjykimet dhe kundërshtuar censurën. Puna juaj për të përmirësuar cilësinë e gazetarisë në Shqipëri dhe në rajon nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ju jep mbështetjen e saj të plot dhe unë ju përgëzoj për angazhimin tuaj për t’i thënë të vërtetën njerëzve me pushtet”.

Prodhimi i një gazetarie e cila ka në qendër të saj faktet ishte diskutimi i parë për të cilin gazetarë si Yevhen Fedchenko, Fatima Tlis, Matthew Caruana Galizia, Faik Ispahiu etj., nga vende si Bosnja, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe më gjerë sollën shembuj nga mediat respektive dhe eksperiencat personale sesi mund të “luftohet” fenomeni i disinformimit.

Fituesi i çmimit Pulitzer Matthew Caruana Galizia pohoi se të gjithë gazetarët duhet të reflektojnë standardet më të larta në rastet kur përballen me informacione jo të vërteta.

Kur shikoni dikë i cili po shpërndan një informacion të pavërtetë, duhet ta dini se sa më shumë e lejoni këtë informacion të shpërndahet, aq më i madh do të jetë edhe dëmi që ai do të sjellë”- ky ishte mesazhi që Petar Vidov, kryeredaktori i Faktograf.hr nga Kroacia dha për të pranishmit.

Shembuj konkretë nga materiale të publikuara  nga “Faktoje.al” solli Alma Janka, kryeredaktore e medias së parë fact-checking në Shqipëri, duke treguar impaktin që ka disinformimi në përditshmëri.

Dita e parë e konferencës u mbyll me mesazhin optimist të Zëvendës Ambasadorit Britanik Sean Melburne i cili theksoi: “Mbretëria e Bashkuar beson fuqishëm në rolin e medias si kampion i ndryshimeve, ndaj ne mbështesim fuqishëm iniciativa dhe projekte si ky që u prezantua sot. Media ndërkombëtare sikurse kjo që është sot, mund të sigurojnë platforma nga të cilat ne mund të ndajmë dhe mësojmë nga eksperienca e secilit prej nesh”.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img