BallinaUncategorizedDimrat e ftohtë nuk janë provë kundër ngrohjes globale

Dimrat e ftohtë nuk janë provë kundër ngrohjes globale

Fakti që dimrat po bëhen më të ftohtë dhe dëbora po mbulon pjesë të botës që më parë nuk kishin parë një mot të tillë nuk është një provë kundër ngrohjes globale. Shkencëtarët kanë paralajmëruar këto luhatje të klimës si një shenjë e ndryshimeve klimatike.

Në fund të muajit shkurt disa pjesë të Barcelonës dhe Majorkës u mbuluan me borë pasi një stuhi solli temperatura jashtëzakonisht të ftohta. Lajmi mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare për shkak se temperature të tilla nuk janë aspak të zakonshme për Spanjën.

Sigurisht, pati edhe njerëz që vunë në lojë alarmin e shkencëtarëve për rritjen e temperaturave globale tashmë që dimrat po bëhen më të ftohtë. Ky është edhe rasti i profilit të portalit revolution.al, i cili ndan në 28 shkurt në Facebook një artikull mbi fenomenin e rrallë në Spanjë, duke e shoqëruar me ironi: Ngrohja Globale J Borë në Barcelonë dhe në Majorka njësoj si të bjeri në Vlorë dhe Sarandë…”.

I njëjti pretendim është ngritur më parë edhe nga grupe të ndryshme konspiracioniste që vënë në dyshim shkencën dhe të dhënat e ofruara për rritjen e rrezikshme të mesatares së temperaturave gjatë viteve të fundit.

“Faktoje” sjell edhe njëherë të gjitha faktet pse moti i ftohtë dhe të gjitha luhatjet e papritura të motit gjatë viteve të fundit janë të fakt prova e ndryshimeve klimatike si rezultat i aktivitetit njerëzor.

Së pari, artikulli në fjalë është shpërndarë për herë të parë më 28 shkurt nga London Evening Standard. Shkrimi ka mbledhur më shumë se 90 reagime, sipas Crowdtangle, një mjet analitik i mediave sociale. Ishulli i Majorkës, një destinacion i mirënjohur turistik për shkak të motit të ngrohtë dhe plazheve me diell, u godit pak ditë më parë nga stuhia me emrin Xhulieta, që solli rreshje bore dhe dallgë deri 8 metra të larta.    

Ky nuk është rasti i parë që temperaturat e ulëta po shënojnë rekorde në vende që më parë nuk kanë përballuar dimrin e acartë. Por ndryshe, nga skeptikët, këto fenomene janë për shkencëtarët prova më e qartë e ngrohjes globale që sjell ndryshime klimatike. 

Kolegët tanë të USA Today kanë bërë një verifikim të detajuar që i rrëzon këto pretendime.

“Prova të shumtë tregojnë se temperatura mesatare e Tokës po rritet për shkak të gazrave serë të çliruar nga aktiviteti njerëzor. Ngjarjet e ftohta, të cilat mund të ndodhin edhe në një planet që po ngrohet, nuk janë dëshmi se temperaturat e Tokës janë duke u ftohur në përgjithësi, thonë studiuesit”, shkruan Usa Today.

Kjo ngrohje i atribuohet qartë aktivitetit njerëzor – domethënë lëshimit të gazrave serrë, si CO2, i cili ngadalëson largimin e nxehtësisë në hapësirë, ka thënë për USA TODAY Josh Willis, një shkencëtar klimatik i NASA-s.

Edhe Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës në SHBA raporton se temperaturat globale janë ngrohur afërsisht 2 gradë që nga vitet 1880 dhe se shkalla e ngrohjes është më shumë se dyfishuar që nga viti 1981. Po ashtu, edhe Agjenci të tjera të pavarura klimatike kanë raportuar tendenca të ngjashme.

Për më tepër, studiuesit kanë vëzhguar pasojat e kësaj ngrohjeje. Për shembull, të dyja shtresat e akullit të Groenlandës dhe Antarktidës po humbasin akullin, i cili tashmë ka kontribuar në rritjen e nivelit të detit.

 

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img