BallinaFaktometerE PavërtetëDASH nuk ka kërkuar falje për financimin e partive nga Rusia

DASH nuk ka kërkuar falje për financimin e partive nga Rusia

Nuk ekzsiton një falje publike e Departamentit Amerikan të Shtetit për raportin e fundit ku flitet për financime ruse në politikën italiane. Lajmi i publikuar në një portal shqiptar rezulton jo i vërtetë për qëllime klikime ose interesash te caktuara politike.

Nevila Gjata

Lajmi se Rusia ka financuar me mbi 300 milionë dollarë partitë politike dhe kandidatë në dhjetëra vende ka shkaktuar tronditje të politikës në shumë vende evropiane. Në Shqipëri, raporti i publikuar së fundi është një konfirmim i akuzave të vitit 2017 për financimin nga Rusia me rreth gjysmë milioni dollarë të Partisë Demokratike.

Informacioni i inteligjencës amerikane u mbështet më tej edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila përcolli një njoftim zyrtar mbi financimet ruse në politikën shqiptare, por edhe ka nisur një cikël takimesh më krerët e politikës shqiptare për këtë cështje.

Por, në morinë e këtyre zhvillimeve të rëndësishme ka edhe nga ato media që mendojnë kundër rrymës. Një lajm I publikuar më 16 shtator nga portali Minerva.al, ka ngjallur interest tek lexuesit me titullin; “DASH kërkon falje për raportin anonim për financimet ruse në Europë”.

(screenshot e lajmit te publikuar nga minerva.al)

Në pamje të parë, titulli të imponon një reagim zyrtar nga DASH lidhur me raportin e qarkulluar për fondet e fshehta ruse jo vetëm nga media publike amerikane “Zëri i Amerikës”, por edhe mediat e tjera në botë.

Në brendësi të lajmit thuhet se “RAI2 ka përcjellë një informacion që i referohet një telefonate mes kryeministrit italian në detyrë Mario Draghi dhe sekretarit të Shtetit amerikan Antony Blinken, sipas së cilës, ky i fundit ka kërkuar falje për përfshirjen në këtë raport të disa partive të djathta të Italisë”.

“Faktoje” verifikoi lajmet e publikuara online nga televizioni public italian RAI dhe nuk figuron aspak një përmbajtje e tillë. Konfirmohet se ka patur një telefonatë  Blinken-Draghi, por një disktim krejtësisht zyrtar dhe jo “kërkesë faljeje” sipas njoftimit që përcollën zyrat përkatëse.

Për të shkuar tek një tjetër burim po aq i rëndësishëm, në këtë rast faqja zyrtare e DASH dhe qëndrimet e fundit lidhur me fondet ruse. Në faqen zyrtare të DASH, për fondet ruse dhe debatin që Italia është përfshirë në listën e vendeve që kanë përfituar, është pyetur zëdhënësi i DASH, Ned Price, në një konferencë për shtyp, mbajtur më 15 shtator. Ky i fundit, nuk përgënjeshtron aspak raportin, ndërkohë që shpjegon se “DASH nuk ka folur ende me të dhëna konkrete për vende të caktuara këto ditë, për të fokusuar më shumë vëmendjen tek një problem global, që prek shumë vende”.

Bazuar në këto verifikime, lajmi për një tërheqje të DASH nga akuzat për financime ruse në politikën evropiane, rezulton jo i vërtetë për qëllime klikime ose interesash te caktuara politike.

 

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img