BallinaBurokraciCovid-19, zero transparencë nga “burgjet”

Covid-19, zero transparencë nga “burgjet”

Shpërthimi i pandemisë nga koronavirusi, shtoi frikën për vatra infeksioni në burgjet e vendit. I pari i dënuar që rezultoi me Covid-19 ishte një shtetas Italian, i cili iu nënshtrua testit pas një këmbënguljeje të gjatë dhe simptomave që i rënduan shëndetin. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj më 24 mars deklaroi se ishin marrë të gjitha masat higjeno-sanitare në burgje, megjithatë një muaj më pas u njoftuan 13 raste të prekurish në burgun “313”. “Faktoje” kërkoi disa herë informacion në rrugë zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve, bazuar në ligjin “Për të drejtën e informimit”, por nuk mori përgjigje.


Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirusin Covid-19 në vend ngriti shqetësimin edhe për
situatën në institucionet e vuajtjes së dënimit.
“Faktoje”, më 29 mars kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informacion mbi masat e
marra për kufizimin e përhapjes së “Covid-19” në burgje.

Kërkesë për informacion drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Por, edhe pse një detyrim ligjor, institucioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nuk dha asnjë informacion.

Më 21 prill, mediat raportuan për një shtetas italian të dyshuar si i prekur nga koronavirusi “Covid-19”.

Faktoje” mësoi përmes burimeve që kërkuan të mos identifikoheshin, se i dënuari iu nënshtrua testit nga ISHP pas këmbënguljesh dhe ndërhyrjesh të shumta. Rasti i tij u pasua me identifikimin e 12 personave të tjerë të prekur në burgun 313.
Infektimi i tyre ngjalli shqetësim te familjarët e të dënuarve dhe paraburgosurve në të gjitha burgjet e vendit, që në total janë gati 4 800 vetë.
Nisur nga interesi publik për të mësuar ç’ndodhte me të infektuarit brenda burgjeve, “Faktoje” tentoi të kishte informacion nga “burgjet” lidhur me situatën.
Por, përkundër detyrimit ligjor, angazhimi i autoriteteve për të dhënë informacion, ishte zero. Ministria e Drejtësisë zgjodhi të mos japë asnjë reagim zyrtar për situatën dhe mbi mënyrën e menaxhimit të saj.

Të fundit

Më të lexuarat

spot_img